Montag, 10. Juni 2019

Mehmet Rrema: PRANVERË E VRARË

Mehmet Rrema

PRANVERË E VRARË
            Poemë

I

Dimëri duke u tërhequr zvarrë
Si një bollë e zezë mblidhej 
Rreth trupit të plagosur të nuses tonë të bukur
Që vuan e kush dorën s'ia zgjat.
Askush një fjalë të mirë s'ja thotë
Veç zjarr e flakë e në shigjeta të helmëta
Shtatin selvi ia kallin.
Shtërzon koha të lindë pranverën
E pranvera e trembur kthehet në furtunë.
Edhe kënga e zogjëve 
E ka humbur ngjyrën dhe timbrin e saj
Nga shpirti i tyre rrjdh gjak dhe helm
Rrjedh dhimbja e frikës së estinsionit

II

Atë ditë pemët tona nuk lëngëzuan 
Siç lëngëzojnë një ditë para ekuinoxit të pranverës
Ndoshta qe tmerri që ata panë nëpër klasa
Që ua ngriu lëngun në deje
Ndoshta edhe ata ashtu si njerëzit u asfiksuan 
nga gazi i tnerrshëm serin
Hedhur me kujdes nga...
O Zot! Nëse vërtetë ndodhesh diku
Si munde të durosh atë tmerr, atë genocid
Të një kombi mbi një komb tjetër
Vetëm se kërkon të jetoi i lirë
Në shtëpinë e tij, në tokën e tij
Në të drejtën e tij,në nderin e tij

III

Pranvera erdhi e errët.
Atë pranverë lulet patën ngjyrën e dhimbjes
Dhe të frikën e shfarosjes
Beogradi hesht. Flasin vetëm krimet e tij
Flet ashtu siç flasin gjakatarët
Kur ujku ankohet se qingji, i paska turbulluar ujin
Ndëtsa Evropa është shurdhëruar
Ose më saktë
Edhe ajo është ftuar të darkoi bashkë me Serbinë
Si miq të përmalluar pas një mungese të gjatë
Ndërsa Kosova do t'i nënshtrohej një sprove të lartë
Sprovës së ndëgjegjes mjeksore
Sprovë që kurrë nuk u provua -
Sprovë që vetëm u anatemua

IV

Mjeshtrit e mëdhenj të krimit
Ata që krimi i polli
Dhe i mëkoi me ligësi
Në projektet e tyre të çfarisjes 
Patën parashikuar çdo gjë
Edhe në detajet më të imta
Se si ta realizonin
Se si ta mbulonin
Se si të shtypnin ata që hapin gojën
Qoftë edhe vetëm për të aluduar
Se ky na qenkësh një krim shtetëror i mirëstudiuar.

V

Thonë 
Se nëpër rrugët dhe shkollat e Kosovës
Paska ndodhur diçka misterioze!
Ajri qenka mbaruar dhe njerëzit të asfiksuar!?
Rendim me se të mundene nëpër spitale
E spitale ka "shumë"
Janë edhe "moderne"
Se republiika jonë kujdeset edhe për krahinat
Edhe pse ata ...
Eee, ata nuk duan republikën
Janë...separatistë kokëfortë,
Por republika kujdeset për ata
Dhe për t'i ndihmuar lëshoi mbi to gazin serin
Të shoqëruar me zabun,zaman e të tjera
Shpenzime kolosale
Shpenzime për bashkim vllazërimin
Por zemërgjërësia dhe dashamirësia e republikës për krahinat e sajë
Nuk ka fund

VI

Shteti?!!
Shteti në duar udbashësh, milicësh 
Apo spiunësh të të gjitha ngjyrave
Të të gjitha racave 
Në familjen e madhe të bashkim vllazërimit
Jeton në "harmoni" të plotë!
Aty çdo gjë l"ulëzon".

VII

Çfarë?
Çdo gjë lulëzon? Mos doni të thoni
Se në shtetin tonë të bashkëjetesës paqësore
Lulëzuaka edhe krimi?
Jooo, miku im. Gaboheni
Tek ne nuk ka krim shtërorë!
Kriminelët tek ne jamë ata separatistë, 
Janë shqiptarët, ata 
Që na kanë dëbuar në shekuj nga shtëpitë tona
E ata, sot paskan dalë të akuzojnë
Shtetin tonë të bashkim vllazërimit
Të bashkëekzistencës paqësore
Por ne...Ne jemi të duruar....
Pra mos më thoni se në vendin tonë
Lulëzon edhe krimi?!!
Joo zotëri, mos e thoni atë fjalë
Vllazërimi. ...
Ee,miku im...
Në këtë vend të gjithë janë vëllezër 
Ah, po, më fal, këtu nuk kemi vend për separatistët
Ata...
E dini ju kush janë ata?
Janë, të "ardhurit", shqiptarët.
Ata erdhën si "endacakë" në "trojet tona"
Dhe ne zemërgjërë u hapëm derën.
Ata erdhën duke u zvarritur, por u shtuan shumë
Aq sa ne në vendin "tonë" ndjehemi të huaj.

VIII

Të pritëm si diellin të shkrije dëborën dhe çelje lule
Të bleroje fusha e kodra, por ti solle lot,dhembje e gjëmë
Se atje në kunikulat e errëta
Nga kasafortat sekrete si koka e garpërit të zi
Doli plani i Obranoviqëve dhe Çubrinoviqëve
Plani i Nemanjës së madhe.
Mars, i mallkuar mars!
Në vend të flladit të pranverës
Të flladit të ëmbë të fushave dhe maleve tona
Të aromës së luleve
Erdhe me serin e zabun
Për të tharë lulet e bukura kosovare
Që ata të mos lidhnin frute kurrë.

IX

Bota shikon dhe hesht.
Askush nuk e hapi gojën për ta thënë një fjalë
Për të pranuar se diku, jo shumë larg
Në shtetin federal në RFSJ
Në krahinën pa asnjë të drejtë sociale, në Kosovë
Nxënësit dhe studentët
Në laboratorin e madh të Pashiçëve, Rankoviçëve
Milosheviçëve, e të gjithë viçave
Që dy mijë vjet
Qenkan kthyer në kavie
Për të kryer eksperimentin më monstruoz
Mbi trupin e nxënësve e studentëve
laborantët e specializuar në kopështin e krimit
U D B

X

Ndërsa në spitalet dhe klinikat e Kosovës
Fëmijët luftojnë me vdekjen
Që ka shtrirë kthetrrat e saj të mprehta 
Për të marrë jetë
Për të marrë ardhmëri,
Në Beograd me perla vishet gënjeshtra
Dhe qyrkun e fajit u vishet atyre
Që u përdorën për eksperimentin më barbar
Të fundshekullit. "Studentët aktrojnë"!
Faqet e gazetave mbushur me lajme bombastike
Shqiptarët e pa bindur kërkojnë destabilizim
"Shqiptarët përdorin fëmijët 
Për qëllime politike të shpërbërjes së nënës Serbi" 
Këtë e pranojnë edhe vetë ata
Shokët e KKK

XI

Oooo, ju lutem
Se zemëra po më copëtohet dhe koka po më plas
Jepnani pak ajër
Pak ujë
Pak dritë
Pak shpresë!
Hapeni atë dritare se fryma po më zihet!
Nga dhomat e spitalit vijnë rënkime
Dhëmbët kërcasin si ingranazhet e gurthyeseve
Lotët zbresin mollëve të njëma 
Dhe mbushin dyshemenë e kthyer në liqen
Prapa derës nënat të kthyera në akull
Shkrijnë,ndërsa zemprat u kullojnë gjak.

XII

Brenda në pavione disa doktorë
Mbledhur në zyrën e shefit
Kthyer në radar për të kapur
Udhëzimet nga Beogradi
Pijnë votka dhe me shlivovica ngrejnë dolli
Për shëndetin e të madhit Sllobodan
Projejtuesin e Serbisë së re
Dhe porosia është e qartë
"Një agjent misterioz, ka infektuar rininë"
E në mos qoftë kështu
Sigurisht 
Kjo është vepër armiqësore e separatizmit etnik

XIII

Sallat, dhomat,koridoret plot 
Krevate nuk ka më. Nuk ka as barrela. Nuk ka...
Nuk ka se për shqiptarët 
ka vetëm gaz, plumba dhe qeli të mykura
Sa për të mjekuar?
Asgjë përveç garza e ujë të vakët
Nuk ka...
Mbi të gjitha nuk ka dëshirë
Sepse "agjenti misterioz"
Nuk erdhi për të ikur duar bosh
Ai në mos marrtë jetë
Patjetër që duhet të marrë ardhmëri
Do të sjellë stres e gjymtime...
Porosia vjen nga lart
Sarin,sarin, sarin zaman, zabun
Prodhuar në uzinat kimike të Serbisë
Hedhur me prefeksionimin më të lartë
Nga besnikët e Sllobodanit dhe bekimin e Popit
Për të vrarë apo gjymtuar fëmijë.

XIV

Nënat gjunjëprera mezi qendrojnë në këmbë
Pranë dyerve të dhomave, sallave e koridoreve
Buzët e tyre e kanë e kanë humbur lëngun e jetës
Sytë e tyre zvogëluar sa për të parë
Dhimbjen e bijëve por pa mundur të marrin
Aspak nga kjo dhimbje.

XV

Kosova gjendet në udhëkryqet e ngatërruara të historisë
Me kokën drejtuar qiellit as nuk di kuj t'i lutet
Në këtë ditë të plumbtë
As nuk di për çfarë të lutet më parë 
Në këtë ditë të errët, ku diellit të sajë ia kanë prerë rrugën
Dhe hënën ia kanë futur nën tokë
Yjet në qiellin e sajë e kanë ngatërruar kahjen
Kanë humbur drejtimin e s'po dinë nga të mbajnë
Bailozi i Gjergjit sot kërkon mejdan
Por ai nuk kërkon më qe dhe desh të pjekur
As verë të kuqe të vjetëruar në enët më të mira
Por sot ai lyp haraç fëmijë dhe burran
Kërkin tokë, ujë, ajër

XVI

Ai e ka humbur përballjen me Gjergjin 
Tani mudohet, në vend të topuzit
Të përdorë dredhinë 
Në Serbinë millosheviçjane besa e Hipokratit u varros
Në fundin e dheut për të mos dalë më
Se në genet e tyre 
Ndryshe nga çdo njeri në botë
Gjenden dyzet e tetë kromozome
Po aq sa kanë edhe felinët.
Hipoktati vdiq!
E bashkë me të
Edhe ndërgjrgjia njerëzore
Në këtë çerdhe vampirësh që quhet Serbi
Nëse në fundin eshpirtit të tyre
Do të kishte mbetur, qoftë vetëm pak humanizëm

XVII

Evropa,me heshtjen e sajë 
I përplasi në fytyrë derën qytetërimit
Që kurr të mos hyj më brenda kontinentit të vjetër.
Ajo u bashkua me kriminelët.
Evropë hesht! Pra mos më thoni se në vendin tonë
Lulëzon edhe krimi
Joo zotëri, mos e thoni atë fjalë
Vllazërimi. ...
Ee në këtë vend të gjithë janë "vëllezër "
Ah, po, më fal, këtu nuk kemi vend për separatistët

XVIII

Evropë hesht!
Të lutem veje mbi kokë petden e zezë
Dhe mos shiko
Mos dëgjo
Dhe të mos flasësh më për holomkaust
Të mos flasësh ti botë e qytetëruar 
Për Hiroshimë e Nagasaki, Vietnam e Afganistan dhe sa sheshbeteja
Të historisë së shkuar
Kur nuk bëza dhe hesht para krimeve mbi fëmijë e civil,
Këtu në zemër të kontinentit tënd,
Fajtor vetëm pse lindën në trojet e tyre
Vetëm pse diellit i thonë diell e jo sonce
Vetëm pse ujit i thonë ujë e jo voda.

XIX

Evropa i përzihet korit të zëçjerrëve 
Që shetisin natën nëpër pragjet e shtëpive 
Për të mbhellur dhimbje e lot
Veç ndonjë zë i mekur mundohet të thotë diçka 
Në zhurmën e madhe të propagandës serbe
Por edhe ai shpejt humbet,e Milloshi i viçit
Vazhdon i qetë planin e tij ogurzi
Planin për shfarosjen e një kombi
Të,lindur në trojet e tij

XX

Nëpër rrugët, buzë pragjeve të shtëpive
Lëvizin bishat e zeza veshur me lëkurën e gjarpërit
Me shkrepse në njërën dorë e thikën në tjetrën.
Vetëm sytë fosforeshentë u lëshojnë xixa nëpër errësirë.
U dëgjohet frymëmarrja, një gërrhimë
Si hungërimë bishash
Ajri i ndotur nga kundërmimi i tyre lëngon
Por zë nuk mundet me nxjerrë
Zë nuk mund të nxjerrin as banorët brenda pragjeve
Sepse, ndryshe bishat veshur me lëkurën e gjarpërit
Mund të egërsohen
Dhe të gjithë e dijnë çfar do të thotë 
Të egëtsohen bishat me lëkurën e gjarpërit të zi...

XXI

Marsi ec i lodhur rrugëve të Kosovës
Por lulet do të çelin e lidhin fruta
Ata nuk i ndalon as ngrica as stuhi e dëborës
Dielli do të ngrohi male kodra e fusha
Do të këndoi, të këndoi fëllënza e bilbili në degë
Do të mbushen rrugët nga këngë e fëmijës
Se në Kosovë një bie po lindin dhjetë
Është tokë e bekuar, tokë e Dardanisë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen