Montag, 8. Juli 2013

Poezi nga Rrok Berisha

 
GJITHËÇKA ËSHTË PISLLËK

E sotmja, s’ është e djeshme
Uroi as e nesërme...!
Hapi te mos kthehet mbrapa
Koha që s’ reprizohet
Edhe nëse rikthejmë akrepat
Ma mirë kotë së koti...!
Se lumturi e shpifur...!
Pa ndjesinë e zemrës,
Nuk behët matje e saktë.

Eh, sikur te të kemi kujdes,
Qe e nesërmja mos të na kaloj si e djeshmja,
Si e sotmja..!
Dekada huq t’ huqit, si dhe e sotmja.
Por , ti shkruajmë në mundje vargjet
Qe rrjedhën nëpër kohë.
Dhembjen e mallit t’ ndezur
Ëndrrat e dëshira të pa realizuara...!
Furtunat më shi,
Na i shkunden frutat.

Sikur nëpër shekuj, ishim të pa mision e ide
Përdhosëm vetveten, për të tjerëve, t’ huajt,
Na dhunuan, e shfrytëzuan , e më pas na hodhën,
Na e vodhën e përvetësuan
Trashëgiminë tonë,
E ekspozuan nenë myhyrin e vulën e vet...!
E ne u kënaqem
Me lajka
E nderskamcat qe i vumë njeri tjetrit.
Për ca lireta e grada
U hymë nenë sjetull,
U shndërruar në vasal,
Robër,
Lozëm rrolin e horrit, spiunit, tradhtarit ,
Gjithë pisllëk...!
Vijëzuam ngjyrat,
Në gurë, e në mermer
Pikturuam dhembjen tonë,
Por qe nuk u vetëdijesuam,
E s’ u vetëdijesuam.

Gjithçka në këtë Ballkan
Është pisllëk, më vështirësi pastrohet,
Egoja e sëmur është shumëzuar, dhe ka ngre kokë,
Ka varë e vrarë, derdhur gjak...!
Vrastaret e tradhtar, maskohen në shenjtëror
Pa u pendua, duke u shpife ne dishepuj te rrejshëm
Rrezatojnë në pushtetar- mercenarët...!
Kanibalët e shekullit të Ri
Në mes të “xhungulles” së civilizuar Evropë
Përplasje vlerash e civilizimesh.
 
 
 
SHEJTËRIMI I DJAJËVE

Në barkun e kalit të Trojës,
Qe nga lashtësia
Janë fshehë-maskuar
Tradhtar, spiun, zhugan e dhemb palarë,
Zhuganë e mercenarë t’ qelbur,
Pa atdhe e identitet
Vepruar sipas kënaqësisë se stomakut
plot gazra e sajesa muti
Çuditërisht s’ ju vjen me vjell.

Nënë maskën e humanes, mirësisë, njerëzore
Fjalët e besa tradhtie e përgjakur me dhembje
Shkatërrim e mizori ...!
Kali i Trojës,
Dhuratë,
Plot demon dhembje...!

Zë korbi dhe këngë e kësaj,
Pjelle-sikur është dalë nga barku i Kalit të Trojës
Maskotë tog fjalësh, qe s’ kuptohen
S’ dallojnë erë goje a as bythe
Duke lakuar “meritat” për Liri e Demokraci.
Vrarë e shkel kanë njerëzoren
Lirinë e dashurinë..!
Djaj që shtirën n’ Shenjtëror.

Nga barku i kalin t’ Trojës
Uzurpuan, toka, shtëpi banesa..institucion...
Me mashtrime
E vote t’ vjedhur kanë pushtuar pushtetin
Sistemuar qe në bark t’ Kalit
Që të hiqet maskë, e sherr i tyre...!
Frikohem, se tradhtia
Serish do djeg e shkatërroi Trojën.

Këta harbut, t’ barkut t’ kalit Trojës
Në figurë si t’ njeriut
As Mushkat s’do i duronin në shpinë
Gjuajnë shkelma por se këputin lakun
Lidhen e ster-lidhen për karinë pushteti
Deri kur s’u mbete asgjë,
E fillojnë ta hanë vetën,
Gurët e hirin e Trojës së shkatërruar...!

Pasi ti hanë male, fsha e shkëmbinj,
Pre të meritash “t’ luftës”,
Detyrohen ti hanë grada e dekorata,
Në një ditë jo te largët
Me diell a shi, erë a dëborë
Do t’i hanë dhe thonjtë,
Më pas do hanë dhe kokën e tyre...!?

Të punonin e mendonim për atdheun
Viteve e veprave të mbrapshta,
do u thoni të mbrapshta
Të shëmtuarës s’do i duartrokisnin
E as thurnin epe lavdie,
spiuneve e vrastarëve t’ Kombit.
Këto, fundërrina
të barkut të Kalit të Trojës.
T’ shndërruar n’ heroi
T ’ rehabilituar e t’ dekoruar,
Më “merita” t’ kombit e t’ atdheut...!
Shënojnë, kohën e shenjtërimit të djallit
Bekimin e se keqes, mëkatit
Tradhtinë e kanë në shpirt.
Peshojnë atdhe e komb..me lek kontaband

 
 
 
E FTOHTË

Askush s’mund të më ngroh
Këtë natë të zymtë
e dashur

S' më ndihmojnë
As puthjet e tua të zjarrta
Ngase shpirti do të jetë i lirë
zot i vetvetes
Prishtinë, mars 1991
 
 
 
PA AGJENDË

Erërat zgjohen,
Rrëmbyeshëm vrapojnë drejt pikë takimit
Duke u përpjek ta hajn harrimin e vet
Pas vetes lajnë shtëllunga resh të shprishura
E shiun e rrallë t’ shpërndarë
Pa paralajmërime meteorologjike...
Në këtë vrapim t’ rrëmbyeshëm
Takimet ndodhin pa agjendë...
Dhe dikush mund te lëndohet
Nga befasitë qe mund ti ndodhin.
Toka ka frike nga fuqi e erërave
Mirëpret njomësinë,
 E trupi perballet me dhembjen.
 
 
HARRIMI

Harrimi përplasë gjërat
Donë ta pastroi rrethin
Të fshi gjurmët.
E dashurisë së përendur,
Qe e rrëmbeu mashtrimi e s’ zgjati...!
Por, zjarr qe u ndez me rrufe
Qëndron pa u shua nëpër furtuna kohësh.
Edhe pse harrimi,
Gacat po i mbulon me hi.
Pas rebelimit te erërave
Harrime filloi të lëshon rrënjë
Duke mbushe me thera shtigjet
Qe sa më gjatë ta mbanë mbretërinë e ti.
Dëshirat janë shkëndija qe ndezin zjarrin
Kallin e vetmia e harresës gradualisht i fik
Po nëse s’ ruhen , s’ mbrohen
Te lëna pas dore, shuhen.
Harrime lëshon petkun e tij
Qe ta verbojë dëshirën e shlyej kujtimet
E asgjë mos te shihet, ndjehet e kuptohet.
Të shtinë dridhjet gjendje e akullt
Heshtje qe pagëzon dhembjen e përmortshme
Në lendinë nënë Lisin Plak
Hijet hapin varr,
Për t’ i varrosur kujtimet
Bashke me dashuritë e pa fat
Çuditërisht, skan as gurë varri
As vend për nekrologji.




Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen