Samstag, 27. Juli 2013
Agim Gashi: Ditlindja
Nga Agim Gashi
NË DITLINDJEN E PEDHJETENËTË
Jam zgjue herët pa lind dielli,
Edhe dita për pa ague,
Vetë i dyti me krroqen tonë,
U nisëm Rurin me vizitue.
E di Ruri se sot e kemi,
Njërën ditëlindje të jetës sonë,
Ta festojmë me mik´ ma t´mirin,
Kësaj date i shtojmë jehonë.
Miku i vjetër dhe shumë besnik,
Që na do dhe ne e duem,
Hallet tona atje i qajmë,
E të mirat bashkë i festuem.
Shkojmë e çmallemi edhe shfryhemi,
Kur kem halle edhe mërzi,
Dy nanave t´fala u dërgojmë,
Nanës time e Nanës Arbni.
Më ka thanë që sot patjetër,
Mërzi e t´këqija me ia gju,
Asht betue e ka dhanë fjalë,
Ka me i bart, shumë larg me i çue.
Pasi u çmallëm e biseduem,
Me respekt më bani amanet,
Të gjithë shqiptarët kudo që gjenden,
Sot n´këtë ditë me i përshëndet!
27.07.2013
Düren-Brigjeve të lumit RUR
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen