Bajram Muharremi |
JETA
Nuk m’bashkove kurrë në gëzime,
Në dhembje e hidhërime asnjherë,
Larg gjithmonë prej zemrës sime,
Për ty në jetë, vallë, çfarë ka vlerë?!!...
Kur të vdes, s’do të jem më në jetë,
Ti do t’më sjellësh buqetë me lule,
Prania jote ç’kuptim do të ketë,
Kur isha gjallë kurrë s’u përkule?!
Po largohem në botën tjetër,
Shpirthyer, zemëganduar,
S’dua të hapë plagën e vjetër,
M’shterofshin sytë pa të shikuar!...
Kur të ndahem prej kësaj jete
Dhe t’ largohem nga kjo botë,
Krenarinë do marr me vete,
Ty do t’lë në vaj e lotë!...
URIME DITËLINDJA
Bir! Le te jetë kjo natë me hënë
Plot ndriçime.
Lëri yjet të vallëzojnë
Deri në agim
Për ditëlindjen tënde-
Nga babai prano urime.
Ti ,o Flori im!
Bir që rrezaton ar
Se je vetë thesare
E unë, babai yt
Për ty jam
Dhe gjithmonë do mbetem krenar.
O shtyllë e shtëpisë!
O botë e jona!
Për shumë mote Urime!
Qofsh gjithmonë
I mbushur me gëzime!
Edhe ti gjithmonë
Familjen kujtoje
Edhe farefisin nderoje.
MËSIME NGA NËNA
E di se me plumba në trup shkove
Vajza e djem me ty krenohen.
Shumë nga ti, oj Nënë, ne mësuam.
Kurrë armikut besë mos me i zanë.
Se këta janë gjakpirës për shqiptarë
Gjithmon me gjak prej tyre jemi larë.
Se tokën tonë na e kanë copëtuar,
Vendin e të parëve na e kanë robëruar,
Kjo është tokë e Dardanisë
Nuk ka qenë kurrë truall i Serbisë.
AROMA
Lulja ime,
Isha thellë në mendime,
Vetëm për ty mendoja,
Kurdo që të takoja.
Lulja ime,
Isha i lumtur e krenar,
Kur unë ta kam parë
Buzëqeshjen tënde të valë.
Tani u takuam e u përqafuam.
Aromën tënde kur e shijoj,
Krejt Botën ti ma dhuron,
Edhe shpirtin ma pushon.
Nga dora më nuk të lëshoj,
Aromen tënde dua ta shijoj.
_ _ _ _ _
Shënime për autorin
Bajram Muharremi ka ardhur në jetë më 25 Gusht 1955 në fshatin Lumbardh (ish Bistricë), komuna e Albanikut (ish Leposaviq) - Kosovë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Vushtrri, kurse shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë. Është absolvent i fakultetit juridik.
Nga viti 1992, letrari Bajram Muharremi jeton në Suedi. Ai është njëri ndër bashkëthemelusit e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi Xl Albani”, Suedi, anëtar i Kryesisë dhe nënkrytar i saj.
Veprat:
- "Gjurmë Atdhetarie”, publicistike, 2015
- “Vullkan i Fjetur”, poezi, 2016
- “Vullkan i shpërthithur”, 2018
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen