Dienstag, 8. Juli 2014

Arif Molliqi - Shënime nga Shkupi

 
( Shënime nga Shkupi)

Sonte gati e theva murin ... gjeneralogjik
Prej origjine brez e kronikë
Vetëm shtërngata dhe zjarri të njejta
Dhe koka e papërkulur e malsorit

Në sytë e tij ... përsëri kryengritje malli...

Provë për një këngë ndryshe
Himn apo ligjërim frazë e ndaluar
Lot e helm duke i përtyp

I trembur më kthehet Zogu... ketë herë
Duke pagëzuar kohën (stinën) që erdhi
Grevë bejnë rrugët degët e lisit
Kaq i ftohtë vjen dielli kur vonon

-Oh!
Në Shkupin e pashëruar ... kafshë e zezë
Kurthë miqesh dashni kanë vue
Mendimi i ligë si këngë qeni
Na detyron qenqe me vajtue

Po udhët a ranë në pritë ... a prita n´udhë
Kur shtëna n´secilin zogë në secilin fëmijë
Dhe gjëmon fjala e gjurmë lë moti
E s´mbeti gjë për t´u dashurue...

(05. 07. 2014)

Musa Jupolli - Shkupi im


Shkupi im
 
Ikonë e banuar në shpirtin shqiptar
Betejë të reshura lotësh
Për tokën që nuk i dualëm zot

Vargjet e poetëve në dialog
Skenare të shkruara nga vetë
Të krijuara nga univeret poetike
Në stil e zë që buqet :
Populizmit t'i dhëmë fund
Retorikës së komplotizmit
Në dëm t' Atdheut
Kamuflimeve t'u themi mjft
Zbrastësisë që i la vend mospërgjegjësisë

Shkupi im
Aty u takova me Flamurin kombëtar
Aty shkrova vargun e ndalesave
Në mirëkuptim e stil të historisë
Gjysma e Dardanisë
Loti i vakët i Çamërisë
Dhenat e Shqipërisë !

 
Shkupi dhe Dashuria

Mu thaft dorë
Në mos e ndjefsha
Në prekjet tua
Atë bukuri

I etshëm qoftë
Shpirti im

E uritur
Zemra ime

I pa ngopur
Syri im

E shterrshme qoftë
Pena ime
Po nuk e ndjeva
Shkupin dhe Dashurinë
 
08. 07. 2014