Dienstag, 11. Februar 2014

Fran Ukcama - Katër poezi

 
DIKUR ISHIM TANI S` JEMI

Dikur ishim tani s`jemi,
Jemi por, mbet pas rinia,...

Ti cunami që si erdhi,
Unë krater andrrat e mia..

Dikur ishim jemi dhe sot,
Paralele që nuk puthen,
Ti diku mediton kot,
Unë marr kreher, e kreh muzën!

Dikur ishim tani s`jemi,
Ne nuk jemi sikur ishim,
Tash pas vitesh pop yes veten,
Dy qirinj pse flakve shkrihen!!

 
 
DUA TË FLE TE SHTRATI HANES

Nese doni ju ta dini,
Për lezet, kujtim të njanes,
Dhe për qefin e ketij shpirti,
Dua të fle te shtrati i hanes..

Dhe nese ma qujnë lajdhitje,
Në filtrimet qiellore,
Kujtoj motet shkuar në vite,
Qiellin kur kishim mbulojë..

Dhe me hanen pas një viti,
Të trashgonim një alien,
Unë prej mendjes, i pelthitur,
Vuaj prej kohes që s`e gjëj..


 
AJO ËSHTË VETË SHPIRTI IM

Pranveres kur çelte bajamja,
Ajo vishte një pale sandale,
Një fjango i varej një ane,
Shtatit ngjalë një fustan basme..

Në qytet kur fluturonte,
Era e shtynte me gezim,
Është balonë dikush thoshte,
Dikush trandafil në prill..

Dikush thoshte e mori rrezja,
Dhe po tretet në ngazellim,
Unë u thoshja:- Kthen prap vetë,
Vetë ajo është shpirti im!!

 
 
MË HIDH VIRUSIN TË GJËJ NJË PREHJE

Imshtnajes së kohes në kapërdredhje,
Mendimesh, sharjesh e dredhishë,
Më hidh virusin që të gjej një prehje,
Një puthje të ambel te shtegu i dhisë..

Ti shpetoj kohes në mejdan ndeshje,
Dhe gjuhes dhelpnore politikës,
Më hidh virusin që të gjej prehje,
Ma ngroh pashë shpirtin e Perendisë..

Më nxirr nga kampi i inter zgafellje,
Robin i futun mes kaos marrëzisë,
Më hidh virusin që të gjej prehje,
Pak shtalb prej shpirtit të dashunisë!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen