Dienstag, 26. August 2014

Agim Gashi - Pse qanë nënë Pranvera

 
PSE PO QANË
MOJ NANË PRANVERË?
 
(Inspiruar nga vaji i nënës Pranvera Abazit së cilë
burri ia rrëmbeu djalin Erionin për ta derguar në Siri
me e ushtrue për të prerë koka njerzish)
 
Cila nënë po e derdh lotin
Dhe kërkon birin e saj?
Kush ja mori e ku ja quen
Atë pjesë shpirti ku ja lanë?

A mos vallë kështu tha Zoti
Që Pranvera n´pranverë me qa?
Fotot e t´birit 8 vjeçar
Me lotë nane me i la.

Jo o njerz kështu s´thotë Zoti
Por thonë “hoxhët” kriminela,
Me na e prish Arbëninë e dashtun
Anmik ma të madh skishim te dera.

Qan e qanë nana n´derë t´shpisë
Ja merr çantën me libra plot,
Në klasë të tretë ish Erioni
Në toka t´Shamit ai gjendet sot.

E derdh lotin ia thotë vajtimit
Për t´vetmin djal që ja fali Zoti,
Ku u tret ngrohtësi e t´birit
Sa me tmerr po i shkon moti!

Kush ja prishi shpirtin babit
Me marr´ t´birin me que n´Siri?
Tetë vjeçar me ja msue zanatin
Kasap me e ba me pre fëmi?

A kemi shtet ne a kemi zemra
Ku ashtë vyrtyti i shqiptarit,
Ku janë traditat tona kombëtare
Ku amaneti i të parit?

II
Qan dhe qanë nana Prenverë
Duhet të qan edhe tanë atdheu,
Kur pren koka nji shqiptar
Me gjak krimi ulet dheu.

Po ku jeni ju luftëtar
Që kunder serbit mbrojtët atdheun?
Ju t´vërtetit ngrituni n´kambë
Se prap ndihmë kërkon atdheu.

Unë e di që mbetët pak,
Shumë na dolen kriminela,
Që e shiten tanë atdheun
E na prunë terrorist te dera.

Sa shumë shokë më nuk i keni
Varen edhe e vranë veten,
Kur tradhëtarët e moren shtetin
Ma të zezë se t´shkaut na e banë jeten.

U sulen të poshtrit si hijenat
Me plaçkitë çdo gja kombëtare,
Me i vra ma t´mirtë e kombit
T´u shkelë gjakun e t´u shkel varre.

E ndanë atdheun në teritore
Si Al Kaponet haraç me qitë,
I vraftë mallkimi i këtij populli
Mos e pafshin të bardhen dritë.

Terroristët ardhë nga lindja
Shkollun e blenë hoxhollar,
U ndertuen plot xhamia
Me e fshi trunin kombëtar.

Paguen mirë edhe pushtetarët
Me parat ardhë nga Serbia,
U la atdheu n´mëshirë të krimit
Në krye të ligjit udhëheq mafia.

III
Sa shumë nana sot vajtojnë
N´toka t´Shamit djemt po vdesin,
I lanë motrat pa vllazni
Ato nuse kot po presin.

Ti Nanë Pranverë po ndale vajin
Miliona nana në krah i ke,
Sot me Ty po e ndajnë dhimbjen
Edhe luten për atdhe.

Dil një ditë oj Nanë Prenverë
Në Prishtinë ti rroke vallen,
Të gjitha nanat në demostrata
Zotit e Botes me ja qa hallet.

Me i thane ndal terrorizmit
Fëmijt i kemi vetë me i rritë,
Jo me i ba kriminela
E me pre n´fyt fmijë me thikë.

Dhe ti o populli im i dashur
Pse tu mbyllen syt e tu?
Qohu n´kambë ndrysho atdheun
Se ma nuk mundemi me e shpëtu.

Unë po pres me ma que lajmin
Me këndu fitoren në tel t´sharkisë,
Se jemë sternipat e Kastriotit
Jo të Shamit, as të Turqisë.

Kur të ndrrohet kjo gardë e hajnave
Do t´lëshon rreze atëherë Kosova,
Bashkë me popull n´varre këndojnë
Adem Jashari e Ibrahim Rugova.

26.08.14

Montag, 25. August 2014

Asllan Dibrani - Brengat e nënës

 
Brengat e nënës
 
Sa e  brengosur  ishe Ti nënë
Kur në errësirë u ndamë 
E madhe ishe moj nënë
Ti kurrë s`me le të vetmuar.
E pa mposhtur mbete nënë 
Prangat në duar kur mi vuan
Në ballin tënd rrudhat ti përshkonte djersa
Në sytë e tu shkëlqente krenaria
Në zërin tënde dashuria 
Të gufonte zemra  urrejtje 
Ndaj atyre që më prangosen
Pa gjumë dhe  pa ngrënë mbete  
Me ëndërroje  ti nënë
Te gjakosur, e  të përmbytur
Të  përvëluar e të munduar
Shpirti i yt nënë i trazuar 
Për vitet që na ndanë me mungove  shumë
Nënë   edhe kur  kisha dhimbje 
Ti me silleshe gëzime 
Në vizitë  në mes grilash 
Përmes teje nënë 
E shihja Pranverën  me lule të bukura
Edhe vjeshtën shumë ngjyrëshe 
Me mbrëmje dhe  muzgje të kuqërremtë
U çmalleshim  me shikime
Nga kafazi   i burgut me grila të  trash  
 Pa mundur të përqafoj 
Edhe se kisha ndryshuar i tëri 
Edhe se u shtange  në shikimin e parë 
Qëndrove krenare 
As  pikë loti nuk lëshove pran armikut 
Ma ngrohe ti zemrën  nënë 
Më dhe forcë dhe nderë
Atëherë mi  shërove plagët e torturave
Kështu ikën ditët  e netët pa gjumë 
Ikën javët  e muajt, pa mua nënë
Na ndanë vitet deri sa u përqafuam.

Kushtuar nënës sime nga burgu i Nishit 1987 Serbi 

Dienstag, 8. Juli 2014

Arif Molliqi - Shënime nga Shkupi

 
( Shënime nga Shkupi)

Sonte gati e theva murin ... gjeneralogjik
Prej origjine brez e kronikë
Vetëm shtërngata dhe zjarri të njejta
Dhe koka e papërkulur e malsorit

Në sytë e tij ... përsëri kryengritje malli...

Provë për një këngë ndryshe
Himn apo ligjërim frazë e ndaluar
Lot e helm duke i përtyp

I trembur më kthehet Zogu... ketë herë
Duke pagëzuar kohën (stinën) që erdhi
Grevë bejnë rrugët degët e lisit
Kaq i ftohtë vjen dielli kur vonon

-Oh!
Në Shkupin e pashëruar ... kafshë e zezë
Kurthë miqesh dashni kanë vue
Mendimi i ligë si këngë qeni
Na detyron qenqe me vajtue

Po udhët a ranë në pritë ... a prita n´udhë
Kur shtëna n´secilin zogë në secilin fëmijë
Dhe gjëmon fjala e gjurmë lë moti
E s´mbeti gjë për t´u dashurue...

(05. 07. 2014)

Musa Jupolli - Shkupi im


Shkupi im
 
Ikonë e banuar në shpirtin shqiptar
Betejë të reshura lotësh
Për tokën që nuk i dualëm zot

Vargjet e poetëve në dialog
Skenare të shkruara nga vetë
Të krijuara nga univeret poetike
Në stil e zë që buqet :
Populizmit t'i dhëmë fund
Retorikës së komplotizmit
Në dëm t' Atdheut
Kamuflimeve t'u themi mjft
Zbrastësisë që i la vend mospërgjegjësisë

Shkupi im
Aty u takova me Flamurin kombëtar
Aty shkrova vargun e ndalesave
Në mirëkuptim e stil të historisë
Gjysma e Dardanisë
Loti i vakët i Çamërisë
Dhenat e Shqipërisë !

 
Shkupi dhe Dashuria

Mu thaft dorë
Në mos e ndjefsha
Në prekjet tua
Atë bukuri

I etshëm qoftë
Shpirti im

E uritur
Zemra ime

I pa ngopur
Syri im

E shterrshme qoftë
Pena ime
Po nuk e ndjeva
Shkupin dhe Dashurinë
 
08. 07. 2014

Samstag, 22. Februar 2014

Haxhi Muhaxheri - Tri poezi


KOSOVËS
 
 
Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
E pritë të zinin keqas djalli e i biri

Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane

Këngën e mortit e ktheje në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie
 
 
Austri, 2012
 
 
ÇAMËRIA
 
 
Çamëria
Lumë i Loteve që nuk shteron
Malli i të dëbuarve që përvelon
Kënga e Shpresës që gjallëron
 
 
Çamëria
Është ora e lutjeve që nuk mbaron
 
 
Çamëria
Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema e krenarisë së emrit
 
 
Çamëria
Është damari i ngushtuar i atdheut
 
 
Çameria
Është tregimi për barbarinë
Plaga ime e pashëruar
Libri i papërfunduar i historisë
 
 
Çamëria
Është kodi i pazbërthyer i perëndisë
 
29.04.2013
 
 
ZGJOHU POET
 
 
Nuk jam engjull
Në tempullin e durimit
As memec i përgjumur
 
 
Zotin mallkoj
Që as kokën ktheu
Kur Ti Kosovës ia lidhje plagët
 
Zgjohu poet
Se atdheu
I tkurrur ka mbetur
 
Zgjohu ore burr i dheut
E zhvishi
Të gjitha marrëzitë e kësaj bote
 
Europa prapë fle
E djalli lirshëm bën orgji
Mbi kockat tona
 
Zgjohu për Tokën Dardane
Për „gjakun që nuk falet“
Për nder të plisit
 
Zgjohu Ali Podrimja
E ti zëmë pusi të keqës
Se koha nuk pret