AUTOSTRADAT E KATUNDIT
Gur më gur, deri në lumë,
deri në lumë, shtegu i fundit,
i kam dashtë,...
i dua shumë,
autostradat e katundit..
Prrua më prrua,
lug e koder,
kreck me kreck, grezda a thana
ne kthenim shpirtin në lodër,
ndiqnim ketrat nepër arra..
stan e vrri, vrri e stan,
curujlia mbi larushk,
shtroja fieri,
e nënkrejca një cumrak,
bujtina që s`e kish kërkush..
bujtina e botes me yje,
yje mbi strehë, pa vi, pa cak.
për aromzat nëpër pyje,
ndjej fort dhimbje,
kapnim prushin e reve flakë..
Autostrada e votres moçme,
mendje e shpirt, një dashuri,
kurrë nuk shkoqet muzgut kohes,
se i ka njëmijë korsi !
Gur më gur, deri në lumë,
deri në lumë, shtegu i fundit,
i kam dashtë,...
i dua shumë,
autostradat e katundit..
Prrua më prrua,
lug e koder,
kreck me kreck, grezda a thana
ne kthenim shpirtin në lodër,
ndiqnim ketrat nepër arra..
stan e vrri, vrri e stan,
curujlia mbi larushk,
shtroja fieri,
e nënkrejca një cumrak,
bujtina që s`e kish kërkush..
bujtina e botes me yje,
yje mbi strehë, pa vi, pa cak.
për aromzat nëpër pyje,
ndjej fort dhimbje,
kapnim prushin e reve flakë..
Autostrada e votres moçme,
mendje e shpirt, një dashuri,
kurrë nuk shkoqet muzgut kohes,
se i ka njëmijë korsi !
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen