Dienstag, 7. Januar 2020

Katër poezi nga Demush Mehmeti

Demush Mehmeti

MUNDEM TË MOS E NJOH

Sikur më është bërë truri kërthizë e botës
Në të papërfillshën vogëlsin time
Kështu siç jam

Veshët më janë hapur
Sytë e ballit më janë bërë katër
Dhe për çka s’dua t’dëgjoj
S’dua të shoh

Të gjithat dua ti di
Kur edhe veten mundem të mos e njoh...



S’KAM FJALË

Mundën të quajnë dhe idhnak të krisur
Kur ate që dua e them
Naiv i papermisuar në vetën e parë
Llaps kotësie qyqar
Për vetlavdrimin s’kam fjalë 



ORË E LIGË

Ty që të vrasin buzëqeshjet e mija
Të lëndon kjo e imja rritë

Gëzimi im të djegë prush
Hapit mi vënë pritë

Fatin ma përbuzë
Të marrtë e jotja orë e ligë



ÇKA NUK PRITËM

Jetuam dhe ashtu si mundëm
Siç dite
Çka s’kemi parë
Çka s’pritëm

Shijuam më të idhtën
E jetuam më të ndritshmën

Prite dhe më të mirën
Ket të hyjnishmën

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen