Besnik Gashi |
UNË QE BABËN E KAM DËSHMOR
Atë ditë baba,
Kur more pushkën,
Me the: mos u merzit bir,
Se do e fitojmë luftën!
Edhe nese unë, me the;
Nese do vdes për liri,
Mos u merzit, bir,
Se i lir do jetosh ti!
Me the: më kurr,
Nuk do kem nevojë gurbetin,
Por, çka po ngjet tash,
Me keta qe na udhëheqin?!
Mua ndoshta nuk do me kesh,
Por, shteti jonë do funksionoj,
Asnjë t´varfer s´do ket,
E gjithë çka do lulezojë!
Po jo, babi im jo,
Ti ike námshim,
E mua nuk mu pre rruga,
Prapë mergimtar, n´mergim!
Ata qe dje ishin me ty,
Po fati mbetën gjall,
Ato qe i thanë n´betim,
Sot thonë: ishin vetëm fjalë!
Kur kujtoj fjalët e pleqve,
Sa nuk me del flaka,
Kur thonin:Ate qe se vret lufta,
Do ta vras Paqa!
Copa po dojn me u ba sot,
Shokët e tu për karrigë,
E neve s´na mbetët tjetër , baba,
Vetë nga ky vend me ik!
Ulur në gjunjë,
Para varrit tand, babai im,
Me fal qe me duhet prapë te ik,
Rehati t´kerkojë n´mergim!
Me zemër te thyer,
Marr plaçkat n´dorë,
Unë biri yt Kosovë,
Unë,qe babën e kam deshmor!
Bonn,13.08.17
TASH ME QANTÉN N´SHPINÉ
Pran varrit tand baba,
Erdha për homazh,
Erdha te kerkojë falje,
Baba jam në hall!
Vertet erdh liria,
Kosova po frymon shlir,
Po ende nuk e kemi,
Babab shtetin e lir!
Atë shtet qe me fole,
Ate qe thatë në betim,
Ende nuk po e shijojë,
Ende i mungon vendit tim.
Shoket e tu baba,
Se patën fatin tuaj,
Kan banë pasuri,
E para kan si uji.
E ne bijtë e dëshmorve,
Qe mbetëm pa ju,
Kush nuk na pyet,
Si jemi duke jetu!
Sot babai im i dashur,
Qe gjakun ia fale lirisë,
Erdha te kerkojë falje,
Qe duhet te ik prej shtepisë.
Statusin e Veteranit të luftës,
E morën edhe ata qe ende nuk ishin le ,
Te gjithë punojn me te njofshëm,
Te vegjel kemi ngel ne.
Erdha te kerkoj falje,
E me hjek merzin,
Amanet Atëdheun,
E ma ruaj shtepinë!
Unë biri yt baba,
Bir i Dëshmorit,
Atëdheun po e braktis,
Nga skamja e nga zori.
Padrejtsit e shteit,
Qe na e solle me lirinë,
Ishin vetëm premtime,
Tash me qantën n´shpinë!
Bonn,13.08.17
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen