MARATONA POETIKE
Seiten
Fillimi
Ora poetike
Revista Albplanet
Sofra poetike
Poezi për Shqipërinë
Poezi për Kosovën
Revista Çamëria
Mittwoch, 19. Juni 2013
Poezi nga Mustafë O. Hoxha
Mustafë O. HOXHA MOTIVET Se do shpërtheni, një ditë, unë e dija, motive të ndrydhura, ju ruaja, ju kërkoja, gjumë nuk bëja, kisha etje, kisha zbrazësi, po erdhët, më rinoni përsëri. POETI Është si deti, herë i qetë, herë i trazuar, herë i bukur , herë i shqetësuar, herë i këndshëm, herë i trishtuar, Poeti është dallgë deti... HIDHRIMI Mbaj në zemër një hidhërim... hidhërim që mund të shpërthej, se nuk mund ta mbaj, se nuk mund ta zbraz, se nuk mund ta flas, sepse godas, godas sojin e tij... Mbaj në zemër një hidhërim... MBIJETESA Malet ishin të mbushura, ne vuajtje njerëzish, me shi e lagështi, me lot e mërzi, Ishin të mbushura me vuajtje, edhe blerimi vonohet, nga vuajtjet e pathëna, vuajtje shqiptarësh, tragjedi e përsëritur, refren monoton, prej një kohe në tjetrën, theroria nuk ndalet, për këtë tokë... ‘99 PRIJËSI I MENÇUR Na duhet, prijësi i ëndrrave, e i realiteteve, në maje të tempullit, le të ngjitet trungu, le të flasin të mençurit, të paditurit të heshtin, bashkë me sojsëzët... se venitja jonë merr dhen. VRRAGË JETE Lëkura e kamxhikosur mbanë me fanatizëm, kujtime të hidhura. NATË KOSOVE Sonte errësira, po më duket errëzirë, hëna ka futur, kokën mes reve, herë duket tinëzisht, dhe ikën përsëri, dhe mbesim vetëm, me hamendsim, në këtë humbëtirë kohe.. PËRHUMBJE Në kthina të errëta, luhet tragjedia, ngjyrosur e parfumosur, dhe vazhdon tmerrshëm, shkëlqimi vrastar, trullos e gjymton për jetë, indin tonë. NËPËR TEMPUJ Vrapojnë nëpër tempuj, për të kërkuar falje, për mëkatet e bëra, dhe ato që do të bëjnë, shpesh duke harruar, falënderimin për krijuesin. Përpëliten hapësirave, zhurmshëm, nga kërcitja e gjymtyrëve, me rituale të ndryshme, duke kërkuar mëshirëfalje, harrojnë krijuesin, kthehen nga rituali, për të nisur mashtrimin e ri... BASHKËSHORTËT Vetëm, si të kundërt u bashkuat, për të bërë monedhën, e artë të jetës, për të plotësuar, gjysmat e natyrës, dhe si të tillë, të rezistoni me mençuri, për të vazhduar... e për të mbyllë këtë histori. Mbajuni me krenari, jeni monedhë e bukur, kujdes nga devalvimi i kohës.... MËRGIMTARËVE Juve po ju gërryen, edhe dheu i juaj, edhe dheu i huaj. Juve, po ju shtyn dheu i juaj, e po ju shtrydh dheu i huaj. Juve që keni mbetur, në udhëtim të kohës, zemërndarë e të vrarë. Boshësia po ju ndjek, me gjithë shkëlqimin e ëndrrat plotë mall, të mi mërgimtarë....
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen
Neuerer Post
Älterer Post
Startseite
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen