Mittwoch, 17. Juni 2015

Rrahim Sadiku - Duke ushqyer jetën në nisje

 

Duke ushqyer jetën në nisje
(kujitmit të Gani Xhafollit)


Gjithnjë shkimin e mendjen tej
Te një botë ndryshe, miku im, te një botë ndryshe...
Në botën me kokëteposhtë
Etjeve për të ngjitur lartësitë
Duke ushqyer jetën në nisje
Atë botën fëmijënore
Ku ndryshimin e gjeje deri në pakufi
Gjithnjë mendjen e shikimin tej
Edhe më përtej ëndrrës

Shaban Pllana - METAFORA E VENITUR


METAFORA E VENITUR
( Gani Xhafollit)

 
Kur vdes poeti

Fjalës i merret zëri
S’ din të dale nga goja
Kur vdes poeti
Edhe qielli loton
E loti ngrin në vargje
Kur vdes poeti
Metaforat veniten
Pikat e lotit s'ua kthejnë dot freskinë
Jo,jo, poeti s'vdes kurrë
Ai përditë rilindet
Në secilin varg të poezisë së tij

Montag, 15. Juni 2015

Besnik Gashi Drenica - Baca Isë


Besnik Gashi - Drenica

UNË JAM MIRË, 
KUR MIRË ËSHTË SHYPNIJA!

Nga Tirana,
U nis Baci Isë,
Trup e terthor,
Do me i ra Shypnisë!


Na erdh Baci n´rrugëtim,
Aty ku u mbajt Lidhja u ndal pak,
A u bë Shqipni po vet,
Se shumë jam ba merak!?


Nga Prizereni, u nis për´Prekaz,
Me Ademin me u pjek,
N´kullë te burrav me ban llaf,
A èshtè Shypnia, si kemi deshtë !?


Nga Prekazi pak idhnueshëm,
Qenka nisë për Prishtinë,
A thue çka jeni duke banë,
Pse hala se batë Shypninë!?


Neser nisët për Boletin,
N´vend te vetin ku ka lind,
Drojë rand do na flet,
Mbi Urë t´Ibrit, kur te arrinë.


Kur te sheh, se u mbyll udha,
Gogja rand ka me na fol,
A thue kush nuk është i gjallë,
Apo t´gjithë jeni pa shkollë!?


Kjo qe shoh nuk i ka hije,
N´vendin tim nuk shoh flamur,
Ketu as gjuhën ton s´pe ndegjojë,
Kufi Serbia paska ban mbi Urë!


Nese doni t´prehem i qet,
Ju lus juve bijt e mi,
Bashkë t´ma bëni ju Shypninë,
Mbi varr t valojë flamuri kuq e zi!


Ju e dini si kam thënë,
Kur me pysnin si jam, njerzija,
Unë jam mirë, ju kam thënë,
Kur te jet mirë Shypnija!


Bonn, 09.06.2015