Sonntag, 22. März 2015

Shaban Pllana - Tercina me motive atdhedashurie


LULET E LIRISË

pikat e gjakut të trimave
ujiten lulet e mbjellura të lirisë
në kopshtin e atdheut.



KULAÇI I LIRISË

kulaçin e lirisë e shtruam në livadh të atdheut
i thirrëm trimat e maleve me pushkë të zjarrta
tepsia e rrokullisur pas drekës ra mbarë.



USHTARËT E LIRISË

ushtarët trima të lirisë
janë lule të kopshtit të atdheut
që zbukurojnë faqet e historisë e tij.


____________
Kulaçi - një drekë që e shtronin barinjtë gjatë verës për mbarësi të bagëtisë së tyre. Në fund të drekës e rrotullonin një tepsi të zbrazur dhe nëse binte tepsia mbarë do të kishte mbarësi në bagëtinë e shtçpisë së çobanit që ka shtruar drekën

Dhimitër Kokaveshi - Shtatë poezi


STUDIMIT

Lexonte dhe vazhdimisht
lexonte
përmbi përgjigjet?...
Të gjitha mënyrat
përngjisnin shpirtngushtësisë
mos i dërgo
mes humbjeve!... Guximi
në të gjitha kontaktet kozmetike
dhe zona përceptimi
vetëm studimi, nuk i kthen fiktive
atë!... Ta atribuoj.


17-03-2015




X

Pasionet e saj?...
Të ftohta!
Ato dhe pse më ngjallnin vdekjen
Ironizonin!...
Sarkazmat e saj
I zbërtheja
Dhe më zbërthehej!... Mbi bukuritë
ajo, guxonte.
Jetës përqafuar!... Në udhëtim.
 

16-03-2015



X

Në përforcime investimesh
përmbi etik
zgjimet!... Κërkoj t'i mbroj
Si procedura
të luhatura kronologjike
ç'do cilësi
përmes aromave të tua
Nuk mund!... Τ'i rrefuzoj.
03-03-2015




NËNË DHE GRUA

Nuk fshihet dhimbje
e dashurisë
së nënës që dhuronë
zërin, e saj
të ngrohtësisë
na mbush në shpirt dhe në mjedis
ku lidhet jeta jonë.
O ndjenjë, e fotrë e dashurisë
fytyrë, e përkujdesit!...
Kujdesi ndezur na afron
një këshillin dhe puthja?...
Zgjon!... Na mbushni frymë
o përkëdhelje
e shpirtrave të thellësie
skëlqimi juaj, s’ matet.
Prehrin e nënës, s’ vizatoj
veç rri i përqafuar
me dhimbjen e saj, gëzim a ndjenjë
na mbani gjithmon zgjuar.
Dhe zëri juaj kur na fton
dhuratë qiellore, po na zgjon
si një stoli, mbi emocion
mbuluar prehrit tuaj.
Aty ku falet dashuri
nuk ka më t’madhe pasuri
dhe shpresën lini, zgjuar.


2015/08/03



VESË, A SHI?...

Shiu, lëshohej ngadalë
prej lartësive
lagte dritën dhe mua?!...
Më vesonte!...
Gjithë lartësitë e ëndrrës
së arritur
në një potere bubullimeje
kërkoi
mbi zbukurimet, një thyerrje
dëgjimesh
më thyente me errësirat
e një loti
ku vetetimat!...S'e ndriçojnë
dhe ajo?!...
Përçmuar, filloi udhëtimet
nga zbritjet qiellore
ku vetë zoti, nuk e gdhëndte dot
Një sqot!... Zemre, kërkoi
t' na afronte
ëndrrat e vrara, m'i kërkonte
Iluzion.
Dhe unë dhe ti?... Sërish
nëpër dëgjimet
A vriten ëndrrat me një sqot?!...
Veçse ajo, ajo, ajo na zgjon
Braktisjet
ja afroj mes zjarreve të dashurive
sqota nuk mundet
t’i gjurmoj, si psheretimat
Luante
përmes rrëmbimesh, linte
rrefimet, një zë i ulët!...
Kur thumbonë.


06-03-2015




REFLEKSIONE

Nuk di se ku të përqendroj
aq dashuri
aq dashuri përmbi vështrimet!...
Më zbusin!...
Dritën e ikonës tënde
aq ëmbëlsisht
aq ëmbëlsisht mes hënës
depërtoj dhe ajo?!...
Ajo!... Magji,... vështrimesh
më lëshon
po veç me të, nuk ndaj
dhe nuk i fal
gjykimet!... Mbi rreze
reflektimesh
më mbulojnë. Më mbulojnë
dhe shpirtin
ma zbulojnë në dashuri
më shndrit
o bukuri!... Sa lart' m’i ngjit
sa lartë m'i ngjit!..
Vështrimet
mes hënës dhe ty, s'i krahasoj.
S'të krahasoj
dhe pse gjurmoj mes neteve
në dritë
mbi dritën?!... Oh!... Dritën
pas teje
aq ëmbëlsisht e përjetoj
kur rifreskon!...
Rrethimet.


06-11-2013




PA FRESKI

Udhëtoja!...
Kalldrëmeve aty ku gurët
grryheshin
trokitjeve dhe lodheshin
ashpërsisë
së njerëzve!...U harruan.
U harrua!...
Edhe qyteti dhe bashkë me të
kënga!...
Ηumbiste, bukurinë e saj
po vyshkte
me gratë!... Freskia
varosej kokulur.


16-02-2015

Rrustem Gërguri - Pesë poezi


MALLKIM

Në këtë rreth të mbyllur
Të çmendurish – lirie!
Vetëm shpirti i flijuar
Nuk flet kurrë për vdekjen…
Përditë plagë kujtese
dhimbshëm pikon - harresën!



LUM NE PËR TY,OJ KORÇË!


7 Marsi 1887

Mbi një shekull cingërimë e ziles së parë
Nisur në jehonë shkronjash atdhetarie.
Flijime sakrifikash në gjak ,njomë e larë
Të frymojë Korça me shpirt arbërie!

Marsi epik në heroizmin e ringjalljes
Miliona lulekuqe në ngjyrën e gjakut.
Portrete flijimesh faqeve të abetares
Portrete lirie në ballë të oxhakut.

Lum ne për ty ,oj Korçë krenare
Për florishkronjash arbërisht.
E përjetshme ngritur lapidare
N`zhbërje shkronjash greko-turqisht.

Kolonë shkollarësh në pafundësi
Zgjatur ndër shekuj përditë bimojnë.
Duke zënë dije rrugës për etni
Hartën e coptuar duan ta bashkojnë.

Andaj, kjo ditë dhe cilado tjetër
Është e mësuesit ,abetares arbërore.
Zemra e atdheut hedhur në letër
Pikturë lashtësie, që jeton prore!



TË ZËMË MËNGJESIN …

Sikur të lindem edhe një mijë herë,
do doja gjithnjë të lindem shqiptar.
Madje dhe mijëra herë të vdes i tillë
Ç`farë janë rreth meje,tërë këta gomarë
Gjithmonë e korrë, atë që e mbill.

Në treg jete cili e shpjer shoqin
Njeriu gomarin apo ky njeriun.
N`lëngatë përtacie veten e shfaqin
Ata që bëjnë gjumin, bashkë me ariun.

Jeta është sfidë dhe furrë e përditshme
Aty ku pjekë bukën me djersë e mundim.
Vetëm gomarëve u vjen e gërditshme
Barra e thesit që gatuan atdhetarinë.

Trishtuese për veshin kur dëgjon kopalla
Se asgjë në vendlindje nuk shkon mbarë.
Në vend taxhisë sa herë hahej dhe talla
Që të ruhej fara, derdhur kudo n`arë.

Andaj,të zgjohemi siç na zgjonte gjeli
Të zëmë mëngjesin me rrezen e parë.
Se kënga e kënduar e ndonjë teveçeli
Ikur nga atdheu-vetëm për tradhtarë!



SHQIPES ARBËRORE

Unë gjithnjë fluturim e kam jetën
O djall sllavi, që s`njeh t`vërteten.
Lartësova qiellit të dëshmojë Arbërinë
Të bindi ty dhe mbarë diplomacinë

Së harta e grisur me shekuj tradhëtie
Do kthimin e vet në skicim etnie.
Gjersa shpirtit i arbërit në fushë bënte lojën
Dhe unë lart qiellit në roje – fluturimin.
Desha të bindi, se s`ta kam kurrë drojën
Shqipe arbërie, që kurrë s`njeh dorëzimin!

14 tetor 2014



MJERIM …

Për shumicën e komentuesve,
sidomos partiakë,
FB është bërë si dephane.
Sa herë ju vjen, turr e vrap  dhe - bane…
Aq fort e dhinë ,sa dhe erën nuk e ndinë…
kur avokatojnë për partinë!!!

Këto thika helmi
Që mprehën aq lehtë
Adresë e porositur na vijnë
Të tillë janë, vetëm të mjerët
Qe shesin lëkurën për partinë!