Dienstag, 22. Oktober 2013

Agim Gashi - Derës sime veni ferra


Kot ven kurora lulesh në derën time
Mu ka mbyll ajo ka shekuj
Bashkë me derën është mbyll edhe zemra ime
Malli më i rëndë se plumbi

Kërkova pak dashuri gruaje
Më përbuzën
Kërkova pak dashuri atdheu
Më ndoqen
Kërkova pak dashuri shtëpie
Derën ma mbyllën
Qyrravem shkurrave të huja
Një fjalë të mirë askush sma flet

Mbetëm vetëm miku im
Si është keq e më keq
Ti me një pjesë në trupin tim
E trupin në varr
Unë me një pjesë të varrosur
I vdekur ndër të gjallë
Pasha besen spaska më zi

Herë ham e herë durojmë
Bukën that se kemi
Me lot mëngjes drekë e darkë
Flasim unë e ti
Ti me mua e unë me hijën tënde
Grindemi rrallë për asgjë
Kthehemi e kërkojmë falje
Përqafohemi fort
Pjesa ytë në trupin tim rron

Një shtrat na duhet por se kemi
Tridhjetherë na del gjumi
E natën tmerr e kemi
Sdi në cilën botë jemi
Le ta haj kfsha e zezë
Or vlla kur jetën tmerr e ke
Të harroi gjaku yt
Për një pendel n´fluturim

Dhe pendla është e jona thanë
Për atë pendel ti sguxon as buk të ngihesh
Sguxon as të dashurosh
As grua pranë me tu afrue nuk bën
Ti duhet të veprosh si të themi ne
Përndryshe denimin e ke
Të rëndë sa pesha e maleve
Më helmues se helmi i kobrës
Më të idhët se pelimi
Më të zezë se katrani
Ferrin për së gjalli do ta kesh

II
Pasha besën sot e pash jetën si duhet
Kjo botë me sherre të mëdhaja kenka
Njerzia ka ndryshuar fort
Shumë u bënë mjeshtër të dhunës
Disa mjeshter mashtrimi
Disa tjerë mjeshter plaçke
Mjeshtër hajnie e korrupcioni
Mjeshtri të tilla kurr sia kam dëshirue
Kësaj toke të Dardanisë
Që kurr su ndal së rënkuari
Mu si unë që rënkoj vetë i dytë
Prap po më dalin në pritë

Ndaj asaj që po ndodh
Çdo fjalë është e kotë
Lus Zotin e Madh
Askund mos të ketë morbiditet
Po a ngrihet dorë në njerz të sëmurë
Në njerz pleq e sakat
Në gra shtatzëna e fëmijë
Këtë mund ta bëjnë
Vetëm kriminelët e friksuar
Ku është ndërgjegja njerzore
Sot në atdheun e shqipeve
I duartrokitet edhe krimit

U ndala pranë një kontenjeri mbeturinash
Plehu kundërmonte e frymën ta zinte
U kollita e u teshtiva fort
Nga zhurma e krijuar
Një qen e një macë të fshehur pas kontenjerit
Ua dhanë këmbëve
Si të ishin para pushkëve të gjahtarëve
Luftën sdo të thotë se e fiton ai që e nis i pari
Por ai që beson në arsye
Në dashuri
Në vajin e fëmijëve...

Nuk dua të bëhem emocional
Për një gjë jam bindur që moti
Të mirën askush nuk mund ta shuaj
E ajo gjendet në anën time
Edhe gjërat e liga duhet shënuar
Krimi askujt nder si bën
Dhimbje e dhimbje kam në shpirtin tim
Në shtëpinë time pa portë e dritare
Veni kurora ferrash
Ka fillur edhe arsyeja të ndryshket
Ka nis të pikoj gjak
Kah i bie Kosova oreeeeeeeeee

Dyren A.G., 22.10.2013