Samstag, 24. August 2013

Një poezi nga Lekë Mrijaj

 
Shënjtresha jonë Nënë Tereze

I deshi femijët e të rriturit...

të sëmurët të gjithë pa dallim
ua shëroj plagët,largoj dhimbjët
Shënjtresha jonë;Nënë Tereze.

Zëmra e saj përplote uratë...
fytyra e saj shkëlqen si rreze
lehtësoi dhimbje e mëkatë
Shënjtresha jonë:Nënë Tereze.

Hapi Nënës i lehtë flutur...
dorën e saj kujtojmë ndër breza
ti perhere Nënë do m'jesh e bukur
Shënjtresha jone;Nënë Tereza.

Të lumtë ne per ty,oj bijë Shqiptare
ti mbushe zëmrat përplotë bekime
shërove...njerezit e botës mbarë
Shënjtersha jonë;Nënë Tereza.