Freitag, 26. April 2013

Silvana Berki: JASHTË SISTEMI

 
JASHTË SISTEMI

Jashtë sistemi,,,
Je ndjerë kur një rrobë veshur në trup njomcaku,
Me fjalë të shëmtuara është përqeshur, torturuar
Mpiksur mëndjes së tij këto copëza ”gjaku,
Se dikush, mësuar është,
I prirë për të ngacmuar!

Jasht sistemi,,,
Ndihesh kur mëndjen se shkollon dot i varfër,
Kur pak më tutje periferie verbohesh për të parë të vërtetën,
Pa bukë,
Pa strehë,
Me dorën shtrirë një hapëisire të rëndë, pak ajër
Fëmijë lypsarë qorrsokakut,
që zvarrë e ndërtojnë jetën.

Jashtë sistemi,,,
Je,
Mos mendo se pasuaria të ka futur brënda,
Ti e zhvat një copëz të vogël jete të zbrazët, sepse prej saj c`mund të takoj?
Dhe kënaqur thua: jam pjesë e këtij organizmi, jap dhe marr...c`më ka ënda,,,
Por në të vërtet ,,, asgjë nuk shijon!
Por në të vërtet,,, ndihesh jashtë sistemit ku jeton!
Ja,
...diku pak më tutje dëgjon trokun e një bastuni të kalbur kalldrëmit,
Simptoma paranoje të ndjekin, se dikush të godet,
Të vjedhin, të vrasin e ti prap ringjallesh sistemit tënd i qorruar,
Një qetësi morti, kënaqësi që vret...

Jashtë sistemi,,,
Je,
As mos mendo të kundërtën e planeve radhitur për të ardhmen,
Nuk ka rëndësi në je brënda apo jashtë vëndit të lindjes,
Vëndit të origjinës,
Edhe nënshtetas i një kombi tjetër mund të futesh si lypsarë,
Duke ”zhvatur” taksat e mbledhura në vite,
Megjithatë, pas kthimit në shtëpi nga një përvojë e tillë,
Pasi je pjekur në zgarë nga sistemet politike,
kërcënuar me akuzën ”lypsarë Ndërkombëtare”,
Me shuplakë qëllon sistemin e të papunëve, pashprese
Atë sistem që edhe pse brënda, të la jashtë si lypsarë !

Ali Sh. Berisha: KUJTESË

 
Ali Sh. Berisha

KUJTESË

Në kujtesë ende kullifitet kafeja
dhe dielli i ngrohtë si një bukë ndore
mbi mrizin e bardhokave
rrethuar me plepa të gjatë
e qerdhe kumrijash

Ende ndër duar më rrinë gështenjat e egra
tek pikun e qërohen në kalldërm
ndërsa unë përkulem thellë
i zgjedh binjaket e kafta
dhe i vë përballë
në tavolinën si dielli

Në kujtesë ende kullufitet kafeja e harruar
që pret ta lexoj letrën e ardhur
nga fundi i botës
dhe një nga një më nxjerr lotët
të më rrëshqasin në gotën e porcelant
njelmtë e ëmbël bashkë

Brahim Avdyli: GJURMË NË KOHË

 
BRAHIM AVDYLI
 
GJURMË NË KOHË

Askujt nuk i kam thënë, deri më sot, e dashura ime
shumë vite u bënë pa asnjë pulëbardhë të shtrenjtë,
unë nuk mund t`u gënjej kur nuk e ndien këtë shpirti
zemra ime nuk thotë fjalë që nuk dalin prej zgafellës,

dy korbat që i kam pasur një kohë më kanë gënjyer
me atë periudhë fjalësh të pështjellura rreth gjuhës,
kur nuk më kishte njëra fatzezë rob të ndjenjave të saj
provonte të më ngrehë tjetra me lëvozhgën e fjalëve...

Zemra ime është rrudhur e tharë nuk nxjerrë pipa të rij
të dashurisë që nuk del e nuk rritet nën kujdesin e viteve,
jeta ime ka mbetur tokë e braktisur deri në pafundësi
sa herë kaluan vitet pranë meje dhe bëjnë sikur s`më shohin.

Tani zotrat më kanë braktisur prej tryezës së përpëlitjeve
në një skaj të dhomës së mbushur me pluhur dhe libra,
qaj e përlotem pa pra për anëtarët e tjerë të bashësisë-
si duket, të gjithë i kanë mashtruar ndër fjalë të kurdisura.

Tashmë, fare i dalloj njerëzit nga jeta, vetja dhe zotrat
jeta normale e njerëzve është qelbëzuar me gënjeshtra të liga,
janë joshur të gjithë nga shfryrjet pa ndjenja e lakuriqësia,
nga e pavërteta dhe korrupsioni, deri në thellësin e gjërave

dhe vetëm pyes, a është kjo bota e ime në të cilën pështillem
askush nuk më vëren se jam gjallë edhe pse njëlloj marr frymë,
a u dashka të jem shumë më pak njeri dhe kjo qenka e vërteta
e të zbres poshtë në tokë sikur tjerët dhe të luaj pa ndenja-

jeta ime është luftë me të keqen, jetë i vetëm e pa dashuri!...

Donnerstag, 25. April 2013

Anila Themiu: Cikël poetik


 

GODITJA E DASHURISË

Gëzimi i natyrës mashkullore
shikimet ,fjalët ndjellore
u bënë goditje lulesh në shpinë
erë që të qeth brinjë më brinjë

Tani i dashur mblidh copat e zemrës
thyer , thërmija kristal te ndjenjës
bashkë me to të mbledhësh mos harro
copat e së times te përzjer ngado

Zë mos nxirr se vetë the je burrë
kur të thashë mos të duhemi kurrë
Po zemra fjalën tendë spyeti
e marrosur të timen gjeti

Vuan shumë tani e di mirë
presioni i ndjenjës është i vështirë
pagësë e fshehtë e dashurisë
këmbim i ndjenjave te rinisë
 
 
 
 
PRANVERA ERDHI PLAKË 

Pranvera mërzitur nga klima e prishur
Vetullat mblodhi mbi ballin e rrudhur
Flokët shumëngjyrshe , kurorë e nisur
Kënga e zogjve ,simfoni e shthurur

Kënga e zogjve ,simfoni e shthurur
Pemëve gjethedjegura në të shekullit tym
Burim I lodhur nga rruga , luginave ulur
Detin mbush me të zemërimit shkum

Detin mbush me të zemërimit shkum,
fustan I strëngur nga e vonesës mërzi
çare në bel, nga fryrja e reshjeve lum,
plakë erdh pranvera që të vesh nusëri
 
 
 
 
 
SI MË MALLKOI JETA

 Jeta më tha një ditë
-Kam diçka të të fal ,por
ka shumë dhimbje dhe ti je e brishtë
E rëndë do të vijë
-S’ka gjë –I thashë.-Ma lë atje ku e di se rrij
-Po ka dhe shumë lotë, sa që do dukesh si lule me vesë, përjetë
-Sa mire !-I them-ma jep se e dua vërtetë
-Ka dhe netë pa gjumë dhe nga shtrati shpesh të dëbon
-Më pëlqen –I them-se gjumë do fle, kur të fle përgjithmonë
Mbi jastëkun tim prej reje gjeta mallkimin tim
DASHURINË
 
 
 
 

JASHTË BOTE

- Vërtetë?!
Krejt jashtë...
Tani kujtojë kur më thoshje
-Ti jeton në botën e përrallave
... Ne botën boshe
-Pa mekate ,të kulluar
si do ta doje
Dhe shpirti lartësohet.
po ti nuk di
Po ti nuk e sheh
kur nga ty largohet
si fjala ime në varg të lirë
sipas rrokjeve rreh
Dhe derdhet gjaku nëpër piktura
Merr ngjyra nga dritat
në reaksione kimike
dhe formon fjalë me nuanca magjike
ndërsa fryma ndal
dhe rrahjet shpejtohen vrullshëm
dhe përsëri duket
jeta te rilind nga vdekja magjishëm
 
 
 
 
 

PORTRET

Unë gati gati stë njoh
Ballin,nuk ta di...
atje një rrudhë për mua rri
Hundën,aspak
Formën ,madhësinë...
frymëmarrjes tënde i diej shpejtësinë
Buzëve ngjyrën sua di..
në të mijat shija e tyre rri
Flokun sta preka kurrë.
duart mbi to, krëhër,lëviz unë.
Sytë.. vetëm ato ti kam futur
në një sirtar të mendjes mbyllur
 
 
 
 

BUZËKUQ

 Mesazhi yt skuq mbetjen e puthjes së mëparëshme
mbi buzë
Rreshtat e fjalëve ,ngjyra ylberi qiellit të zi të natës ,
Zemrën shpuzë
Yjet ndizen flak nga turpi i i prekjes virgjërore,
në hapësirë
Hëna ime shtoi një petk të kuq ëndërrimi
me dëshirë
 
 
 
 
 
KËSHILLA E KOHËS

Sa për krizën...
Qerase me ritëm
Helëm jepi në gotë muzikore
Ca fjalë të bukura , një violinë prej dore
Verboi sytë, me rreze shprese nga e jota buzëqeshje
Xhepat mbushi me monedha dashurie pa zhurmë ,në heshtje.
 
 
 
 
 
USHQIM POETËSH

-Ti moj vajzë vetëm art ha?
Më pyeti dikur dikush nnga larg
-Jo- I them- edhe ëndrra
me shpresë mbushur,
pjekur me dritë ,
ndarë nëpër ditë
 
 
 
 
E DIEL

E lidha diellin sot
Harrimin kapa nga krahu
Javën e lodhur vura në gjumë
Gëzimi si fllad krahët më rrahu
 
 
 
 

ËNDRRA PA GJUMË

 Tani ëndrra ime ska më gjumë
Veten pashë në sytë e ty
Kur ti I hoqe I pari nga të mitë
Ngela në to e skllavëruar unë
Në pranga vure fantazinë
Quhet MUZË në gjuhën poetike
Me vete e more kur ike
Po su ktheve… ku tia gjej shtëpinë?
 
 
 
 
E VËRTETA E KOHËS

Pra e shikoni vetë
nga qielli ikën retë
Mbas një ylli u kap princi im
morri pluhur zanash , largojë trishtim
Sot shkëlqenin rreze sytë e tij në qiell
të gjithë kujtonin se ishte diell
 
 
 
 

QENTË NUK SHKUNDEN NJËSOJË

Mërzia nuk mbahet në supe
Shkundet nga dita sido qoftë
Tek unë më shpejt,se tek ty
ndoshta dhe më shpejt se tek ai
Po të gjithë e heqim qafe njësojë
Me shkundje
Si tani
Po njësojë
Veç qentë shkunden ndryshe
Dhe në këmbët tuaja ndanë
Ndaj kujdes!
Mos lagni qentë!
Ose të paktën mos u rrini pranë
 
 
 
 

ULLINJTË SHUMOHEN NGA SHIU

Do shtohen ullinjtë këtë vit se shiu u bën mire
Po ashtu xhungat në kyçe do dhembin
Si dhe parazitët që hanë shtetin
Pine ujë për tu pjekur edhe nxirë me dëshirë

Çfarë lagështie deri thellë tokës pus qëndruar
Deri në palcë dhimbja e mallkuar
Që nga koka brejtja e kobshme filluar
E kotë perpjekja kalbësinë për të shartuar

Ullijtë do bëjnë shumë vaj këtë vit
Vaj hibrit dhe pa acid
 
 
 
 

MESAZH PËR TU LEXUAR

Asgjë ,të betohem asgjë, nuk bëri ky ndrrim ore
Vetëm kudo, në këtë agim, është fryma që solle
Ti di bukur dhe gëzueshëm ,sa herë do, të më kujtosh
Lëviz pa zhurmë sendet e mia, kur do tmë ledhatosh
Ora e dryshuar, pret zgjimin tim të në lap top
Mrrekullisht dora jote e magjishme , lëvizi orën sot
Telefoni memec sigurisht,ka një mesazh të shkruar
Atje në cep ,pa u dukur shumë ,ORA E NDRYSHUAR
Ti princ që kalon me kal reje,pa u ndjerë
Shhhhhhhhhhhh mos të shohin të tjerë
Vetëm unë di të lexojë pikat e shiut ,që spushon,spushon
Bukur shkruan, me gërma lotësh ,që veç shirti im kupton
 
 
 
 

NDËRRIMI I STINËS

Po sikur të bëni diçka?
Nesër orën vini më para
Ndoshta do kujtohet pranvera të zgjohet
se nga ftohti i dimrit u tha dhe rrëzohet
Harroi në gjumë koha dhe lulet në terr
dielli, rrezet shëtitje të nxjerrë,
Shiu nuk mendoi se është krizë botërore,
nuk la gëzimin të mbjellë këngë rinore
Bëni diçka o njerëz të mirë
Akrepat lëvizni në errësirë
Ose më mirë ,ti, bë diçka
eja më në fund ,se shpirt të kam
Nga tabloja nxirr detin me rrëmbim
shkumë bëhe mallin,përqafim
Me grohtësinë e ujërave ledhato natyrën
merr të gjitha ngjyrat për ti bërë fytyrën
Ndryshoi stina gjini dhe emër
pantallonat zvendësoi me një fustan të gjelbër
Ti dhe unë bëjmë luleputhje me ndriçim
kaq lehtë është pranvera, i bukuri im
 
 
 
 

POEZI E NATES

 Sot nata memece
më zgjoi me këngën e saj të heshtur
Ditës- më tha- merri hua
një orë për mua,
se ja kthej nesër.
Ngrihu ngadalë
kape filxhanin e kafesë,
prej veshi,
si mesuese e vjetër
dhe pastaj me buzët e tua
o e pabesë,
puthe mirë në errësirë
dhe shkruaj një fjalë për mua
te pafjalën,
me mjeshtëri.
NJË POEZI



 
 

DITËLIDJA E POETIT

Poetët thanë lindën në pranverë ,në 21mars
Thanë po kush e besoi këtë trillim të fantazisë
Nuk kanë ditëlindje, sikur ngjyrat nuk kanë
Lindin në çdo kohë dhe hapësirë të gjithësisë

Poeti poezinë vesh me lule që nuk thahen e bien nga shiu
Akullin dimëror e bën pëllumb të bardhë që shtrihet mbi valë
Këngën e pulëbardhave legjendë të largët dashurie që shtriu
krahët në pyllin e fshehtë ,të magjishëm të vjeshtës së parë

Poezi eshtë çdo moment gri,rozë,i zi a i bardhë I jetës
Është kënga që shoqëron hapat në qiell kur vallëzon
Emri që I vëmë ,luleve,ngjyrave ,sendeve ,kafshëvevetes
Është puthja e diellit, hija e reve,shiu që na ledhaton
Eshtë zemra që me ne Jeton
 
 
 
 
VARRI I SHËN PJETRIT

Koka e thyer e Shën Pjetrit tregoi vendin e varrit të tij ,po përgjysëm
Kërkojnë vitet ,shekujt e marrosur ,varrin që njerzit më zemërim përmbysën
Iku Shën Pjetri nga varri I gjysmuar dhe rri shikon me gjysmën tjetër
Çdo bëjnë njerzit , me lupën e verbër njerëzore, historinë A E GJETËN?
 
 
 

PERMBYTJA

Mjaft!
Nga lotët e tu u derdhen mbrëmë lumejtë
dhe me akull –breshër kujtimet ngrinë
Vetëm se nuk më ke për vete në tokë
Të shkretëve njerëz u prishe shtëpinë
Dhe lumejtë grixhove me rrëmbim
Lulet e pranverës loze në llotari
Dielli syrin fshehu qerpikrënduar
Eja ti thash rrezet e lagura tani
Dashuria ftohtë paska shumë
Mërzija shkërrmoq kockat e hutuar
Ndal se do hidhem nga hëna unë
Etjen e pashuar në det për të shuar
 
 
 
 

HENA LAHET NE DET

Hena lahet ne det
vaze e bukur pershendet
Nje delfin me ngazellim
dallgen ngre ne pasqyrim.
Pema veten sheh e lumtur
mburret barit"jam e bukur"
Drita ndahet mijera ngjyra
eshte nate ku qesh natyra
Ka shume qiell dhe ka shume toke
ka dhe enderra"I shihni dot?"
 
 
Marrë nga profili i autores ne FB







Ramadan Mehmeti: Tri proza poetike


SONTE

Sonte dua të jem i vetëm dhe unë. Ta jetoj së paku një natë në mënyrën time, të frymoj me shpirtin kozmologjik të gjysmëtrupit të gjallë. Më djegin sytë. Nga një dritare e vogël shikoj varre, gurë e gurë e gurë... dëgjoj erën tek bart një drizë mes tyre, mbi asgjë.
Sonte dua të jem krejt vetëm.
Ta jetoj fundin tim në mënyrë solemne.
Shikoj tutje nga dritarja varrin tim, mbi të cilin shkel kali i varreve, bajgos, kullot bar të verdhë.





QYTETI ME KOSTUM TË ZI

Qyteti ka veshur kostum të zi.
Qiellit shihet një korb. Fluturon në ëndërr të humbur. Fluturon në të kaluarën, ndërsa e kaluara buzëqesh në heshtje mortore.
Bie vals i zi... E atje, sheshit të vetmuar, hijes sime të humbur, përsëri vallëzon dashuria. Ti atëherë m’u afrove aty e më the: “Vetëm biografia duhet ruajtur të mos shpërbëhet!”
Ja, tashti ka filluar parakalimi.
Qyteti ka veshur kostum të zi. Mes për mes sheshit ecën kortezhi.





TINGUJT VAJTUES TË VIOLINËS

Sa herë pi kafenë e mëngjesit, shikohem në fundin e filxhanit, me udhët e kryqëzuara, të çuditshme, krejt mishmash... me relieve, brigje, lugina, me paralelizma, ku asgjë të bardhë nuk ka. Iki dhembjes, shpresës së humbur, ëndrrës e heshtjes, iki... e asnjë dritë nuk shihet në fund të tunelit.
Eci dhe e paguaj atë që e kërkoj... me gjak e paguaj, me copa mushkërish, me rrudha të thella në ballë. Eci dhe qaj fatin nën tingujt vajtues të violinës.
Eci, eci...
Qaj pa lot, ngaqë më lot nuk kam.
Faji pse nuk të arrij është te sytë e mi të lodhur.
Unë nuk e mohoj këtë.

Fatmir Gjestila: ZGJEDHJE

 
ZGJEDHJE

Banorët e pyllit
prapë shkuan në zgjedhje...
Cjapi, pranë kutisë,
iç bluan në mendje.

Lepuri lehtë e nduku:
- Ç'mendohesh, lum cjapi?
Po s'fitoi UJKU
do fitojë... KASAPI.

Mittwoch, 24. April 2013

Naxhije A. Gashani: SINJALE JETE


SINJALE JETE...

Sot s'është dje
dje erdhëm me vajin e nëna s'lotoi për ne
sinjale që s'lindëm të vdekur, kemi dhënë
Sot ngjitemi kodrës,
deri tek hija e lisave të të parëve tanë
kohës së koti pas ju kemi vënë
një copë vend për vete, lëmoshë
na e kishin dhënë...

Dhimitër Kokaveshi: FTOHTËSI

 
FTOHTËSI

Ndjenjë e ftohtë
Po na prek
Prej trupit tënd!...
Si natë!...
Kureshtare pa veprim
Mes heshtjesh!...
Përqendruar.

Fehmi Korça: PIKTORI

 
Piktori

I etur puthi dëshiren
e zhveshi lakuriq
Filloi të pikturoj çmendurisht
Nga lindja deri në perendim.

Pikturoi edhe shpresën
ashtu si priti,ashtu i doli
i ngrysur sikur retë e qiellit.
Por duroi e nuk foli.

Filloi e se mbaroi
apstrakti i'u lidhë
sikur gjarpër në dorë,
sikur poetit kur i humbë vargu,
e ndjesisë i shpallë luftë.

Mendoi gjatë,
endrra i rrodhi si lum .
dhe në fund besoi.
Se bota është vet piktur.

Fehmi Korça
Kirchenthumbach

Agim Gashi: ENGJËLLORJA E MIRËSISË


ENGJËLLORJA E MIRËSISË

(Kushtuar Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it
e cila më ktheu në jetë)

Një yll dritë në ballin tënd
Sytë e tu i mbush shkëlqim.
I afrohesh dhimbjes heshtur,
Jetë dhuron edhe gëzim.

Ti je engjëll në shpirt e zemër,
Ti je paqe, je mirësi,
Të gjitha jetët që shpëton,
Urime të japin pa kufi.

Si ta harroj buzëqeshjen tënde,
Engjëllorja, mjeke Claudia ?
Kur nga kthetrat e mizores vdekje,
Më tërhoqe me ato duar të arta?

Falemnderit, falemnderit,
Zemërarta e Gjermanisë,
Ti i ngjan kaq madhërishëm,
Nënë Terezës të Arbërisë.


04.10.2012
Düren-Lendersdorf

Biser Mehmeti: Pesë poezi



DIELLI NË MËRGIM

Dielli në mërgim u tret
nata lakuriq zgërdhihet
lumin e derdh fytyrës

mbi pullazin që fle
shtriga kreh flokët
në pasqyrën e thyer

vatra me shtatë plagë
ndërron lëkurën e tretë
po kurrë nuk vajton

ferrat mbijnë në sy
foshnjet harrojhnë të rriten

bashkë jemi e s'mund të shihemi
në rrugën për në ferr
që fshihet prapa errësirës




RRUGËT PLOT GJURMË DJALLI

Rrugët plot gjurmë djalli
mbjellin vdekjen e paralajmëruar
në natën pa mëngjes

Koha rrëshqet nëpër qepalla
ku një korb i ngordhur
këngën e përmortshme këndon

varrtarët vdesin duke hapur varre
nëpër rrugët e braktisura
derisa vetë mbesin mbi dhe

me shekuj presim diellin
të lindë përtej shtatë bjeshkëve
atje ku dielli e ka folenë

foshnjet s'guxojnë të rriten
kur e shohin varrin e hapur
që i pret me krah të thyer

(14.03.1999)






FERR MBI DHE

Nuk mund ta shpëtoj vetveten
nga ky ferr mbi dhe

në mëshirë të djallit
me fatkeqësinë në sy

kobi bën roje ditë e natë
më vështron me pushkë në duar

jeta pezull në horizont
varri i hapur më pret

vdekja më shpejt se era
më kërkon nëpër hapësirë

bishat me gojë të hapur
nuk ngopen me gjakun tim





JETËN E VARI NË GOZHDË

Në çdo mbrëmje
Jetën e vari në gozhdë

Korbat krrokasin pa pra
Mbi fytyrën time

I vdekur pres kalorësit
Të më shpiejnë në ferr

Me zogjtë e ngordhur
Braktisi folenë e vjetër

Qentë endacak më ndjekin
Duke hëngër gjurmët tona

Harrojmë të jetojmë
Në një kohë të dhunuar






KORBAT HAJNË GJELBRIMIN

korbat po e hajnë gjelbrimin
që të mos vjen pranvera

të vdekurit i nxjerrin nga varret
dhe ua vërbojnë sytë

në mëngjes e sjellin ferrin
që vdekja ta humb rrugën

fëmijët vdesin nga acari
së bashku me ëndrrat e kalbura




Marrë nga profili i poetit në FB

Agim Metbala: SHTATË POEZI

 
SIMBIOZA E PANDASHME

Kur unë bëhem ditë -
Ti je dielli im
Kur unë bëhem natë -
Ti je hëna ime
Kur unë bëhem fushë -
Ti peisazh i magjepsur
Kur unë bëhem shtat -
Ti je frymëmarrja ime
................................
Simbioza ime e pandashme...

10.09.2012
 
 
 
 
KËNGË E GJALLË

Nga frika
Çdogjë kishte vdekur
Me ankth priteshin trokitjet
Dyerve nga të paftuarit...
Dita ishte e gjatë sa një shekull
Ndërsa nata dot nuk gëlltitej
Derisa malet tona nuk hijeshuan
(oh, sa ishin të bukura malet tona atëbotë)...
Pastaj nga malet
Vrullin e ndrydhur ndër mote
Me guximin e legjendave
Me këngë poema të pashkruar
Zbritën qyteteve dhe katundeve
Duke e mundur frikën për vdekje
Deri në largim të përjetshëm...

1998




MOS I MBYLLNI SHTIGJET

Mos e mbyllni, hapeni shtegun
Do të shihni se sa shtegtarë ka
Që do t’i krijojnë shtigjet e reja
Për t’i lënë n’harresë labirintet e trishtimit...
Mos e mbyllni, hapeni portën
Do të hapen pastaj të gjitha dyert
Frikën do ta mund guximi
Guximi do t’i mbushë sheshet me gëzime
Dhe frikën t’ia lëmë peng historisë...
Mos e mbyllni, hapeni zemrën
Pastaj do të hapen të gjitha zemrat
Zemra ka shumë sirtarë
Dhe në ballë të fëmijës
Do të lind ardhmëria...





TE SHKËMBI I KAVAJËS

Marrë frymë ngadalë për të mos e trazuar imagjinatën
Historia shpalos kujtimet nga libri faqe për faqe
Të ruajtura ndër shekuj me xhelozi
Refreni përsëritet: “Ke Shkëmbi i Kavajës”...
E mbi Shkëmbin e Kavajës
E shtrinë në shuplakë Durrësin me gjithë horizont
Puhia t’i krehë flokët...
Papritmas diafragma çrregullohet
Syri pa dashje kap bunkerët
Të renditur në mënyrë gjeometrike
Arsyeja humb drejtpeshimin...
Rrezja e shpresës mund ankthin për vdekje
Rrokaqiej dhe pallatet buzë plazhit
Prekin qiellin e ardhmërisë
Rërës së plazhit dëgjohen dialektet
Nga të gjitha viset
Pëshpëris zëshëm: ani pse u zbardha
Në Durrës i pashë të gjitha ëndërrat e mija nëpër vite..





FYTYRAT

Ka shumë fytyra
Që pa kusht shpalosin shpirtin
Gjatë jetës
Kam parë fytyrë dhelpre
Mënjanë kinse me përkëdhelje nën sqetull
E në anën tjetër duke lëpirë me gjuhë të keqen...
Kam parë ftyra ujqërish
Duke shqyer gëzimet pa pikë mëshire
Në krijim të dhimbjes pa ndjenja...
Kam parë fytyrëdielli
Që shndriste si ar...
Kam parë fytyra engjëjsh
Duke shkepur dashurinë me njomësi
E buzëqeshjet me grushta...
Kot shpenzohet energjia
Shpirtit dhe fytyrës
S’mundet kush t’i bishtëroj...





JETA NUK KA FUQI
RETROAKTIVE

I njoh mirë, janë të farës sime
Me trup amorf
Që pardje marramendshëm vrapuan
Pas dinarit të Topçiderit
Duke shkelur mbi fjalën
Dhe ironizuar të 36 shkronjae...
Ata nga trupi amorf
Në piadestalin e metabolizmit
U shndërruan në zvarranikë
Duke gëllttur vullnetin pa mëshirë
Për të zënë letrën pa vlerë me shenjën DM...
Sot kaluan mbi shtatë bjeshkë
Në vrapim dehës pas Euros
U shndërruan në rreptila
Për të harruar gjenezën e vet...
Jeta nuk ka fuqi retroaktive
Një ditë do të cofin rreptilat
Ndërsa me eshtrat e tyre
Do të habiten brezat që do të lindin...





KOHË QIRINJSH

Në Kosovë
Motet ndërrohen
Nën ritmikë gjeneratorësh
Ftohtë,akull,akullnajë
Në shpirt të secilit
Mbin nga një ajsberg ...
Në Kosovë
Nata edhe dita
Ndërrohen në vërtitje krismash
Duke bartur stafetën stereotipe
Me porosi të stërpërsëritura ...
Në Kosovë
Çdo gjë e brishtë
E ftohtë,akull,akullnajë
Derisa të lindë shpirti
Ai do t'i shkrijë të gjithë ajsbergët
Në bebëzat e syve do ta mbjellë dashurinë
Aq të kërkuar në këto mote ..:
 

Xhavit Gasa: NË FAQET E LIBRIT

 
NË FAQET E LIBRIT

Unë,
Flas shpesh,
Me korifejetë,
E kohrave të hershme,
Me Homerin, Shekspirin,
Me Balzakun, Tolstoin,
Me Naimin, me Nolin,
Migjenin, Asdrenin, Poradecin,
E shumë e shumë,
Të tjerë korifej,
Të medhej....

Mos kujtoni,
Se jam i lajthitur,
Por unë flas me të gjithë,
Flas me ta, në faqet e librit,
Që e kam më të mirin mik....

Nijazi Jahja Mripa: TABUTI

 
T A B U T I

Të gjithë së bashku në një tabut.
Era frushullon,malet përqafon.
Arushën me shoshë e kemi tutë.
Toka parandjenë vesën q’e dashuron.

Reflektimi i hënës degët praron,
Qetë është tani Kodra dhe Lugina;
Njeriu plagë të reja paramendon ...
Me zemër hesht dhembjen që s’ka brina.

Agimi ofshanë,mëngjesi vajton.
Qysh të nesërmen do të hyjmë jo sot
(Tradhëtia në ajër seç pluskon)
Në errësirën e shurdhët dhe të plotë.

Në atë terr,në atë errësirë
Do të dallohet vetëm një xixë e butë;
Të ishim vetëm do t’ishte më mirë
Se të gjithë së bashku në një tabut.

@ njm Mitrovicë e Veriut,
Fundmarsi 2013

Natasha Limaj: DY POEZI


MUZE E FRYMEZIM

C'shoh,ç'ndjej e ç'provoj,

Oh, në këtë brilanten jetë,
Vegimi mbrëmjeve,do t'më ngacmoj,
Dhe gjumin ,ma bënë dallgë në det.

Vetë ,si padashur më formohen,
Si këngëza i nddjej në veshin tim,
Bukur rimohen, sistemohen,
Thonë ,se është muzë e frymëzim!...

Dhe bredh me to anembanë ,
Lodroj, në lëndina lirike,
Ky ritmi, trokitje në zemër,
Të jetë i ardhur,prej perëndive?!...

E ashpër ,përplasëse ,mizore,
E bukur,e ëmbël ,hyjnore,
Më cingëris ,moj muzë natë e ditë,
Boll, që të mbushem pak në shpirt!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ),marrë nga libri me titull "Pak nga dita në qytet"






BANGEZA E FUNDIT!...


Bangëza e fundit,
Strehëz dashurie,
Sytë e mi nga dera,
Sa doja  ,të vije!...


             Zemra ,riki - tak,
             Më rreh pa pushim,
             As shoh ,as dëgjoj ,
             ç`bëhet në mësim.


Bangëza e fundit,
I dëgjoi të gjitha ,
Kur të thash ,të dua,
Dhe tënden e prita.


             Zemra riki - tak ,
             Më rreh pa pushim,
             As shoh ,as dëgjoj ,
             ç`bëhet në mësim.


Bangëza e fundit,
Folezë e çmuar,
Ku gëdhëndën emrat 
Dy të dashuruar.


             Zemra riki - tak,
             Më rreh pa pushim,
             As shoh ,as dëgjoj ,
             ç`bëhet në mësim.


Bangëza e fundit
Mos na bëj me faj,
Zemrat që vetë lidhe ,
Nuk ka zot t`i ndaj.


Natasha Limaj (Fejzaj ) . 17 . 2 . 2013 .

Dienstag, 23. April 2013

Kujtim Luma: MEGJITHATË AJO RROTULLOHET

 
MEGJITHATË AJO RROTULLOHET!

Ata e ndalën dritën me errësirë të gënjeshtrës
Haruan se e vertat është e përjetshme
Nuk vritet dot!
...
Ata e ndalën dhe vranë Giordano Brunon
Po nuk e ndalën tokën të rrotullohej
Flijuan kot!

Ata dhe ndërgjegja e vrarë njerzore
Në sheshin e turpit
Bashkjetojnë që mot.

Ata veshët në lesh...
Dhe unë që thërras: Megjithatë ajo rrotullohet.

Xheladin Hamza: FLUTURA DHE QIRIRI

 
FLUTURA DHE QIRIRI

Pas ditës së lodhur
Në muzgun e mbrëmjes
Qerpikët mu mbyllën vet
...
Në kllapinë e parë të natës
Në ëndërr e para më erdhe ti

Je shndërruar në fluturën e bukur
Që fluturon rreth dritës së qiririt
Të ndezur enkas për ty

Gjatë fluturimit u ndeshe me te
Dhe u dogje në flakën e tij

U dëgjua një ofshamë
Nga e cila u zgjova

Nëpër rreze të hënës
Në errësirën e natës
Në shandanin e artë
Qëndronte qiriri i fikur.

Miltiadh Davidhi: DRITËZA IME

 
DRITËZA IME

Eh, dritëza ime, je e vetmja
Që më bën të dukshëm,
E më përqafon
Dhe në skutat
Më të errëta të shpirtit
E të trupit tim, je e vetmja,
Që më fal dashuri,
Nektar lulesh
E degëza të blerta jete.
Jam fare pranë teje,
Syrit tënd të bukur,
E butësisë
Së trupit tënd prej drite,
Ndaj,ndriçomë, e ngrohmë
Sa nuk është vonë,se një ditë
Dhe qiejt vdesin
Duke ua lënë vëndin
Qiejve të rinj.

Ramadan Mehmeti: ZOG ZOGU

 
ZOG ZOGU

Mos gjako atë që s'e ke
Zog
Mund të mbetet bota e mjerë

Besën ta lanë dasmorët
Te varret e krushqve
Për ditën që pas nesh vjen

Në harfë
Kompozo qetësinë e humbur
Zog zogu

Udhëtimi deri në breg
Nuk të mashtron
Në melodi të mban drejtpeshimi

Derisa e vumë sinorin e shenjtë
Në ballëfushë e nesërmja kafshohet
Mes veti si në përrallë

Vallë
Nëse lumi të mashtron
Ti nuk guxon ta ndalësh hapin

Mos gjako atë që s'e ke
Se mund të mbetet bota e mjerë
Zog zogu

Fatbardha Myslimaj Xhani: GËRSHET ZEMRASH


GËRSHET ZEMRASH…

Unë as që e dija
se s'do të mund të të prek
qëkur je aq pranë sa s'mund të të largoj
dallgëzimin e ndjesive ajrit ta përthithim
o arsye për tu rikthyer tek piktakimi ynë
majë e thepisur e burgosjes së ëmbël
breg shkëmbor plot iriqe deti,
liqen banuar prej pulëbardhash sydritë…

Të kërkojmë me duar të etura për prekje
gjithçka nuk kuptuam
duke fajësuar me kot kohën e humbur…

Në ikjet e pakuptimta
unë do kërkoj sërish kuptimin e emrit tënd,
ajrit do ndjej si me ledhaton fshehtë
me gishtat eterike të erës...

Ngjyrosur me aromën e lëkurës tënde të ndritshme
lagështinë e frymës
që gjetheve të kujtimeve
u derdhet si vesë e pangjyrtë e një natë pa gjumë
dhe rrezeve të agut u buzëqesh
me një falenderim sublim,
lotim i heshtur sysh të kthjellët…

Kështu, pa pyetje, pa përgjigje
pa asnjë arsye që kthjellon errësirat e mendimeve
rrezohet mbi lëkurën time si pluhur i argjendtë
pamundësia për të qenë të jetësuar
pa këtë gërshet të thurur pak nga pak
me duar malli e dhembjeje...

Tani ti je plazma e damarëve të mi
mëngjeseve më zgjon me një zilkë gëzimi
shpërblimin që një ditë të vjen prej mundimesh
e marr pa kreni me duar të dridhura
e të them zëultë, mbaje me vete kudo
gërshet ADN-je ta bëjme mes krijimit!

Vasil Tabaku: SHQIPERIA JONE

SHQIPERIA JONE

…se Shqiperia
Eshte frymemarrja ime,
Eshte magjia e drites
Brenda shpirtit tim..
Eshte edhe puthja
Edhe perqafimi
Eshte
Dashuria qe me rrit
Shqiperia e mire
Dora e embel e nenes
Buza e dridheshme
Dhe gishtat e lehte
Me pekedheljen
e paperseriteshme
mbi te gjithe pekedhelite
mbi te gjithe dashurite
mbi te gjithe jetet
mbi te gjithe shpresat
mbi te gjithe qiejte
mbi te gjitha buzeqeshjet…
Ka vetem nje Shqiperi
Ka vetem nje enderr
Ka vetem nje LIRI,
Ka vetem nje lindje
Ka vetem nje vdekje
Nje triumf
Mbi te gjithe triumfet
Ka vetem
Nje SHQPERI…


Montag, 22. April 2013

Ramadan Mehmeti: GJAKU NË GREVË


GJAKU NË GREVË

Aty, te Sheshi i Republikës, pi kafenë e mëngjesit. Rri vetëm. Pranë meje s’kalon njeri, apo vetëm unë s’i hetoj, s’ua ndiej praninë. Kushedi! Njëmend, është për t’u habitur... apo jo? Ja, dhe sot pi kafenë e mëngjesit aty, në të njëjtën tryezë dhe mbase prapë do të vijë pikërisht aty për ta rikujtuar në heshtje historinë time të vogël. Apo, për ta rivizatuar gjeografinë time të zhdukur. Në njërën dorë mbaj librin e shenjtë, në dorën tjetër kurorën e artë të dashurisë.
Cila peshon më rëndë, a nuk më thoni, o njerëz të mirë?
Dua të iki, por jo. Gjaku nuk më lë. Ai bën grevë urie; kërkon të rrjedhë në të gjitha pjesët e trungut etnik! Por, si, si, Perëndi?!

Fehmi Ajvazi: TRI POEZI


Fehmi Ajvazi

UDHËTIMI PËR NË SHTËPI

 Udhëtimi i mbramë zgjati pakë
Deri në prag: tre veta në qark
Fluturuan dhe ranë në lak

Yjet u shkëuptën nga shtjella e dritës
Mbështollën me zjarr atdheun
Acari në zemra etërish trokiti
Nga një botë e përhumbur
Lajmës-memec shekulli…

Tre veta hynë në legjendë
Nëpër mjegull e vetëtima
S’ish lojë ëndërra e tyre
Ish liri prej murmurimash

Gjethet në bronx u shndërruan
Vargjet në testamente mbretërish
Të tre po ktheheshin nga u nisën
Ta preknin pragun e shtëpisë
Me gjakun që se lau kurrë
Ujët e Albanisë…

Kalorës të një nate
Shihni si kalërojnë mite
epoka komplote

Nuk janë të vdekur
veç janë pak të lodhur
Ata të tre sjellin në atdhe
fatin e harruar të një
shqiponje…

 

KODI I LIKUIDIMIT
SEKRET

Të gjithë janë të heshtur
Kont mbretër perandor
Bota e gozhduar n’mure
Zhgërryhet n’gjokse
Popujsh…

Është shekulli i ëndërrave
Është koha e likuidimeve

Vrasësit janë në delir
E një dorëshkrim i humbur
Fundoset n’gjirin e shekujve

Alarmet s’dëgjohen as krismat
As lutjet e shenjta n’Albani
Gjithçka e ngrirë kohëve
Veq ëndërrat gjëllojnë

Ëndërrat dhe idealet
Shkunden n’prehër nënash
E kthehen n’lot grash të
Ngrata…

Ky është fati hyjnorë
Në panteonin e Popullit
Ku flijimi është liri
Ku vdekja është yllnajë

Ata kanë ecur në pakthim
Në sferat ideale-kozmike
Ta sjellin dorëshkrimin
E përgjakur në mbretërinë
e re…

 

ET SPIRITUS…

Barka e Noes ishte duke ardhur
Kanionit të Naisusit përpjetë
E sillnin erërat ciklonet e zjarrit
Të gjente një tokë me jetë
Dhe një Zot të vërteë…

Te këmbët tona të zbarkonte
Fisi im nga zhbërja
të shpëtonte…

Ish e thënë të lindej që të ringjallej
Ndryshimi njerëzorë n’gjenezë
Drita jonë t’mos shkymej
Nga shtjella e natës së zezë

Hyji tha: e pafund është dashuria
Përballë çmendurisë dhe trishtimit
Përballë mëkatit dhe pendimit

Barka e Noes s’ishte mashtrim
As lëngatë përfytyrimi
Shpirti ringjallej përgjithmonë
Mbi rrugë të gjakosur
Në sytë e shenjtërimit

Toka e Premtuar ish
E bukur e lirë si Edeni
E pafund s’i qielli…

Kasam Shaqirvela: SHIKIMI LARG MË SHPIE

 
SHIKIMI LARG MË SHPIE

Bashkë me kohën udhëtoj
Lidhur për veten stinët i mba
Në gëzim e n’hidhërim
Udhës së shpirtit i mikloj
Si hije trupit vuajtja s’mu nda
Bastun për plakun në hapërim
Dhe vrulli nuk më ndalet
Se kur shkeli udhës sime
Më i fortë përherë bëhem
Dhe i gatshëm për flijime
Porsi guri i tokës mëmë
Nishan sinori rri në këmbë
Edhe dimri kur më zë
Dhe bora e bardhë
T’më resh mbi krye
Acari trupin s’ma mbërthen
S’më bën pre ngathtësie
Zemra rreh e nuk ndalet
Damari ndizet, përcëllen
Edhe kurmi brenda m’kallet
Nga shikimi që larg më shpie
E do mendja me vetëdije
Ajo që m’është sublime
Le t’më bëhet flijim Lirie.

Fakete Rexha: PENA DHE MASKA


 
PENA DHE MASKA

Bija ime. Me shume se njezete pranvera kisha. Si vetetima veja e vija. Kush s'me tha sa telashe ka jeta. Te vogla e te medha. Vete i pash me pas. Ne pasqyre, ne kuzhine, ne shtrat. Te nesermet e mia gershete i lidhja deri fund muaji. Por, isha e bukur, pranvere plot zemren e kisha. Ia dilja. Me tende at u martova. Me doje mendova. Ndoshta edhe me deshi. Por, s'me jipte prova. E dua te besoj se ai vertete mua me deshi, meq aq fort e desha. Deri kur ty t'dham jete. Erdhe, e nise ditet tua te kesobotshme. Mu bere emblema. Fuqia, nenshkrimi, leja, qe ai e meritonte te ikte. Te shkonte ku te donte. Pergjithmone ia dhash lejen qe m'kerkonte. Veq pse ty te mbolli. Per asgje tjeter s'qe i denje. As mik, as babe, as burre. Zemres na la veq gure. Kete here me te vertete u dha fund drekave, darkave, endrrave te shtratit...
Letrat, telefonin, bisedat, remtimet... Gjitha ia ndalova. Celesat e deres ia mora. Dhe, e fshina nga adresa. E ruajta ne zemer, por e nxora nga jeta. E s'kisha, veq dyzete pranvera.
Nje nate me fryme e me shi, pyeta teme bije:
- A mendon ende ne babin?
- Nganjehere. Shpeshe e shoh enderr! - me tha.
- S'ndihesh e sigurte vetem me nenen?
- Po!. Por, une s'desha qe ai te shkonte. S'eshte njelloj, si me te e si pa te.
- Ja ku ke nene tende!
- Nena kurre nuk te braktis. Jam ketu, e gjithmone per ty ketu do te jem.
- Po, nene e di!. Por, babai eshte fillimi i rruges. Porta kryesore. Dera e shpetimit nga rreziku. Dera qe mbyllet prapa nesh kur thyhet nata. Kur bie shi, e kemi frike e te ftohte.
- E sonte, a ke frike?
- Po, pak. Po bie shi. Era e ftohte brisk, fryen perjashta. Nene, te lutem merrme ne gji. Shtrengom fort se me merdhine zemra!
Pastaj, ajo u be gullumuç e m'a ktheu shpinen. I vura doren anes se majte. Me tjetren floket fije-fije ia perkdhela. S'vonoi pasi iu ngroh zemra, e kaperdiu gjumi ne endrra. E putha. Ia mbylla gjithe vrimat e trupit me batanie. Prape ne tepe t'kres e putha. E ika ne kuzhine. Bera nje kafe te madhe dhe ula e ndezja nje pas nje cigare. Deri kur shfryna zemren time. Perjashta bente nate. E terr ishte me i thelle se terri. Shiu edhe me po binte. Me fryme, ferfellaze e rrembim. Kisha ndjesine se ikja e tij po mi thente gjitha dritaret e shpirtit. Si ky shi me ferfellaze sonte. Naurisja vetmine...

Agron Shele: Në parkun “Sivenston”


Agron Shele
 
Në parkun “Sivenston”


Në parkun "Sivenston " është qetësi,
heshtje,
shkreti,
stola të përhumbur kohës herezi,
liqenit të ngrirë dhe flatrave harruar
të mjelmave të bardha tretur shtegëtim .


Në parkun "Sivenston " është ftohtë,
fshikullin,
fryn erë,
borë që prek me fjollëza të kristalta,
kërcëllimë hapash, të ngadaltë çapa
gjurmëhije kufijsh të stërgjatura;



Parku "Sivenston" vizion i thyer,
kryqëzim botësh,
pritje regëtimash,
trajta hireoglifesh piktuaruar buzëve
mirazhe e ëndrra copëzim kujtimesh.


Parku “Sivenston” humbëtirë e pamatë
bardhësi,
trill fatesh,
fërgëllimë zemre, drithmë e acart
mes reve dhe netëve pikërim të akullt
dremit poshtë pyllit zhveshur fillikat.

Haxhi Muhaxheri: POETI


Haxhi MUHAXHERI

POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë

Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson

Për vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
 
një këngë e re po vjen

Irena Gjoni: DEDIKIM MUA

 
IRENA GJONI

DEDIKIM MUA

E mora zemrën në njërën dorë
Dhe me dorën tjetër në zemër,
U nisa…

Trokita
në një derë lyer me bojë të artë.

Prita.

Dhe drynin me ndryshk,
vetëm atëherë e pashë
Atëherë kur qe bërë natë
(Mallkuar sytë e mi
që dinin të shihnin veç natën)!

E mora dorën ngarkuar
me sytë e mallkuar
dhe e futa në xhep
(Në një xhep të verbër
që ish’ pagëzuar
nga soji i banorëve të tij)

U ktheva…

Veten s’e gjeta atje ku e lashë
Gjeta vetëm qenin besnik
që ruante shtëpinë e braktisur.

Atëherë u ula të qaja
për veten,
për zemrën e ikur,
shtëpinë e braktisur,
për sytë e vjedhur nga xhepi
dhe atë tatuazhin e vajzës,
vdekur në asfaltin e thatë
që s’kishte kush ta lante më me lotë...

U ula të qaja dhe qesha
Kisha harruar se të qash pa sy
dhe me zemër të lënë diku,
është e pamundur.

U ngrita i verbuar
dhe eca drejt vetes
Truri përpiqej të më bindte
se kisha vdekur më në fund…

Ëndrra la pas makthin më të gjatë
Se gjatësia e jetës së fundme
E më të shkurtër
se gjatësia e jetës së përjetshme . . .