Montag, 22. April 2013

Musa Jupolli: POETËS


Musa Jupolli

 Poetës !
...dhe Pranvera Gjoni- t !

Ambasadore e vargut
me ngjyra jete, shpirtërore !
Penë në dorë
duke rregualluar flokun
një pikë ngjyre në letër
pastaj me një gotë verë
nga buza një pikë e kuqe !
Poetje është art
dashuron
mediton
elegante !
Në vargjet e Poetës
ajo Engjulleshë- Pranvera
ku mund të lëxohën ëndërrat
në tregime thesare të fjetura
thesare të gjetura ,
zë ritmik në premtim
Lirinë mbajtur në gji
valë përvluese në kërkim
për eshtrat, tha Poetja
duhet të jemi në takim !
Në sy të Poetës
lexohet brengosja
pastaj Poetja Nënë
e ardhur nga Qielli
quhet Emër
Emri i Poetës !

Musa jupolli,21/04/2013,paris
*********************

*Abdi Pergjegja

I dashur vella Musa Jupolli.
e respektuar Pranvera Drita Gjoni.
E nderuar miqsi e faqes .

Bote e imja e vogel,
ne kete bote te madhe,
s'ndjehet aspak komode.
Ndoshta pse jane plote,
me derte dhe me halle.

Por Bote e imja e vogel,
ne secilen ,Tenden,Tuajen,Bote.
edhe pse sa nje gogel..
Ndjehet kaq e madhe ,
ndjehet kaq Plote.

Sic thone te vjetrit,
Kur nje brenge me Miqsine ndan.
Secili nga brenge tjetrit,
dicka ne shpirte mban.
E halli i ndare,
Ma pak rendon.

Abdi Pergjegja;Nga tastjera direkt per Ju:
*****************************





 *Mentor Thaqi

 NË VENDIN E KOMENTIT

(përkushtuesit, të përkushtuares: M.J. dhe P. Gj.)

... dhe,
poeti flet,
shkruan gjuhën e shpirtit,
zbret shkallët në hyrje
të Kështjellës së quajtur Nderim,
dedikimi vet vulë e nderit,
diku zien,
diku vlon,
diku edhe ngurtësohet,
çdokund valon,
ngritet, lartësohet
dashuria për motren,
bekimi për votren
në rritje PRANVERASH,
në shumëfishim vlerash,
në promovime
ambasadoresh vargjesh,
kulture,
harqesh në ndërtim ure!

... ah, imvëlla
poet Musa,
ti çdo ditë,
sot e përmot
ngre dhe kalitë
themelin në shkëmb
që mbanë kate e kate,
murana shekujsh
e vigana dishepujsh,
plaga n´shpirtin tim
vetëm shqip dhëmb,
lulja në bulim
rrënjët po n´atë shkëmb,
stinët sezonave,
dhimbjet zezonave
si përhera
i mbanë, shëron, bekon
Pranvera,
po po,
Pranvera jonë
që hyjnisht krijon
e hyjnisht këndon!

Mentor Thaqi VS., 22.04.2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen